“Edi Rama, jo vetëm i dha 120 milionë euro mikes dhe bamirëses së tij, Vilma Nushi, me tenderin e check- up, por po e thellon akoma edhe më shumë korrupsionin, duke i rregulluar faturat që ajo ti marrë shumat e plota edhe pse shërbimi nuk ofrohet”.
Deklarata vjen nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, sipas të cilës Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë para për 318 mijë persona, ndërsa numri i atyre që kanë kryer këtë shërbim është 216 mijë persona. Ajo tha se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk ka ushtruar deri tani asnjë kontroll.
“Pra Edi i ka dhënë Vilmës para sikur e kanë bërë check-upin 318 mijë persona. 1 miliardë e 700 milionë lekë më shumë se sa shërbimi që ka ofruar. Janë vjedhur nga paratë e shqiptarëve 1 miliardë e 700 milionë lekë për 9 muaj. Për të siguruar paratë për Vilmën, kampioni i korrupsionit, Ilir Beqa, hoqi nga puna 600 veta, dhe shkurtoi shpërblimin për personalin mjekësor”, tha Vokshi. /Dita/
