Për Partinë Demokratike, kryetari socialist i gjendur në mungesë të ideve të reja, premton norma të cilat tashmë janë të shndërruara në ligje. Sipas selisë blu, ky është tregues se Edi Rama ka të dhëna dhe ide të gabuara.
?Në mungesë të ideve të reja, z. Rama premtoi si ide të tij një normë ligjore të ligjit të arsimit parashkollor të votuar dhe miratuar në parlament qysh në shtator 2012, që parashikon emërimin e mësuesve në partneritet me prindërit e nxënësve.
Në përpjekje për të thënë dicka Z. Rama po kopjon edhe nenet e ligjeve të miratuara nga qeveria. Kjo, dëshmon më së miri padijeninë e Ramës dhe njerëzve të tij.
Por më e habitshme nga të tëra ishte fakti se zoti Rama vazhdoi të tregonte se jo vetëm që disponon të dhëna të gabuara, por ka dhe ide të gabuara. Zoti Rama në të vërtetë propozoi që Shqiperia të kthehet në një sistem ku familjet e varfëra në nevojë detyrohen nga qeveria lokale të bëjnë punë të detyruar në mënyrë që të përfitojnë asistencën sociale”- deklaroi zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi.
2 Comments
TI MOJ QENE E SALES KE IDE TE MEDHA
JO TEFTA MOS E SHAJ KETE FILIPINASEN E BUKUR SE INSHALLA NUK I SHPETON GOJA SI ERLA MEHILLIT E NA BEN ME QESH,CFARE I SHKRUAJNE ATO LEXOJNE MIRE ESHTE TE MOS GABOJNE SE DALIN PASTAJ NE YOU TUBE