Partia Demokratike doli sot në një deklaratë për shtyp, me anë të së cilës akuzoi Edi Ramën për mashtrime gjatë fushatës. Në deklaratë thuhet se Rama pasi premtoi gjatë fushatës një ministri të veçantë për emigracionin, por nuk e realizoi një gjë të tillë.
“Shqiptarët po e kuptojnë çdo ditë e më shumë se Edi Rama s’ka ndërmend të mbajë asnjë premtim që u dha qytetarëve para 23 qershorit. Mes shumë premtimeve prej të cilave ka hequr dorë, është dhe ngritja e një ministrie të veçantë për emigracionin.
Por jo vetëm kaq, Edi Rama gënjeu publikisht duke deklaruar se nuk e ka premtuar një gjë të tillë. Edi Rama mashtroi në këtë mënyrë rreth 1 milion qytetarë që punojnë dhe jetojnë jashtë territorit shqiptar, duke faktuar se për të interesi i vetëm është karrigia kryeministrore dhe jo t’u shërbeje qytetareve.
Partia Demokratike i bën sot publikisht një pyetje zotit Rama.
A keni deklaruar ju zoti Rama për gazetat shqiptare të Athinës, citoj: “Kemi premtuar ngritjen e një ministrie të veçantë për emigracionin, ministri në të cilën do të punësohen elementë të spikatur prej emigracionit”?!
Më e pakta që mund të bëni sot zoti Rama është t’u kërkoni ndjesë emigrantëve shqiptare për talljen dhe fyerjen publike që ju bëtë pa u mandatuar ende si kryeministër.
Shqiptaret po e kuptojnë çdo ditë se mazhoranca e 23 qershorit u ndërtua mbi mashtrimin dhe se për kryeministër do të kenë një gënjeshtar që si interes të vetëm ka atë personal!” thuhet në deklaratën e PD.

dole prape bej si te besh dhe ca dite e pastaj mer nje fshese haleje e pastro v c e bericit se tjeter nuk ben dot
Ik ti moj injornte mos dil me.