PD: Rama, qindra milionë për festat e nëntorit

redaktor

Partia Demokratike akuzon Qeverinë se ka shpenzuar me milionë lekë për festimet dhe dekorin e festave të Nëntorit.

Nëpërmjet koordinatores Reila Bozdo, PD ngre shqetësimin e shpenzimet e parave për festime vjen në një kohë kur një pjesë e shoqërisë është në varfëri të plotë.

“Duke jetuar në botën e tij paralele, pa asnjë komunikim me jetën e vështirë të qytetarëve, Edi Rama e zgjidh me bujari qesen e qindra milionë lekëve, për koncerte, skenografi, e për medalje, para që në fund shkojnë tek firmat që kanë ngritur ministrat ose stafi i tij i ngushtë.

Teksa Edi Rama bën gosti të shfrenuara për festat e tij qeveritare, media zbulon se një 17-vjeçare në Pukë arrestohet, sepse ka motra dhe vëllezër më të vegjël për të mbajtur, e nuk jeton dot në errësirë, sepse nuk ka 10 mijë lekë të vjetra për të paguar dritat.

Shpenzimet e cmendura qeveritare, vijnë në një kohë, kur buxheti i ri parashikon ulje fondesh për të varfërit, për të pamundurit, për asistencën, për fermerët, për shëndetësinë e arsimin.

Më të mëdha do të jenë shpenzimet qeveritare në vazhdim, sepse kështu i ka parashikuar Edi Rama me buxhetin e ri, teksa i ka rritur ato me 30 përqind krahasuar me një vit më parë.

Pikërisht për këtë verbëri për të parë realitetin e shqiptarëve në nevojë, pikërisht për këtë arrogancë të qejfeve të shfrenuara qeveritare, Shqipëria është në protestë.

Dhe protestë do të ketë derisa kjo e keqe të ndalet”, thotë Bozdo.

Share This Article
1 Comment
  • MOJ Z BOZDO PO TE VJEN KEQE PER ATE FAMILJE IKE E NDIHMOJE MOJ HAJDUTE SE HAJDUTI E NDIHMON HAJDUTIN . PER CLIRIMIN U HARXHUAN SHUME PAKE SE ATA QE DHANE JETEN PER CLIRIMIN E KETIJ VENDI DUAN SHUME ME SHUME NDERE SE SA U BENE SIVJETE SE U NDERUAN ME SHUME ATA QE U BASHKUAN ME FASHIZMIN NGA PRESIDENTI SE DESHMORET LEKET PER THEVAPE KERKOJA BOZGOS SE BASHKISE SALES E LULIT QEE KATANDISEN VENDIN NE KETE FILLE MOJ KUCKE QE DEL DHE TI E LEH SOTE PER TE VARFERIT TE LIHIE DJE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *