Partia Demokratike ka sulmuar kreun e PS-së, Edi Rama, se po pretendon të ketë një KQZ të mbikëqyrur prej tij. Duke ju referuar deklaratave të kryesocialistit Rama gjatë mbledhjes së grupit socialist, deputeti demokrat Gerti Bogdani në një deklaratë për mediat tha se Rama me anëtarin tashmë të shkarkuar të KQZ-së, Ilirjan Muho, synonte të përsëriste skenarin e vitit 2003.
“Intimitimi dhe dhuna në parlament shpalosi fytyrën e vërtetë të zotit. Rama. Ai i lidhur vetë kokë e këmbë me krimin e vlerëson të ligjshme të fshehësh shkarkimin nga puna nën një akuzë të tillë” theksoi ai.
Bogdani nënvizoi se Rama trillon justifikime nga frika e humbjes së zgjedhjeve duke injoruar edhe ndërkombëtarët, ndersa shprehur angazhimin e PD-së për të mbajtur zgjedhje të lira.
“PD do bëjë gjithcka për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Tani që Rama ka dështuar të marrë në kontroll zgjedhjet, me 23 qershor qytetarët do të mund të votojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme” përfundoi Bogdani.

o qorr o degjenerata e partise fashiste o pleh qorr me minus -10
Talluni dhe ca se pastaj do tallemi ne me ju