Partia Demokratike u kundërpërgjigjet me pyetje kërkesave të opozitës për transparencën e pasurive të fëmijëve të kryeministrit. Në një deklaratë për shtyp në mesditë, zëdhënësja e shtypit e PD-së, Silvi Bardhi, kërkoi nga kreu i opozitës, Edi Rama, që japë sqarime në nidhje me një pallat në pronësi të bashkëshortes së tij, Linda Basha.
“Ne po i japim mundësi z.Rama të sqarojë publikun për pallatin pesëkatësh dhe një kat nën tokë me rreth 900m katrorë sipërfaqe ndërtimi në rrugën “Qemal Guranjaku”, ndërtim i përfunduar në vitin 2010 pronë e familjes së bashkëshortes së z. Rama, Linda Basha.
Partia Demokratike kërkon nga ju të sqaroni shqiptarët çështjet që vijojnë:
1- Cili është historiku i vërtetë i këtij pallati?
2- A keni qenë në konflikt interesi kur ju keni firmosur si kryetar bashkie lejen e ndërtimit të këtij pallati?
3- Sa leje ndërtimi keni lëshuar për ndërtimin e këtij pallati?
4- A janë respektuar kushtet ligjore urbanistike në sheshin e lejes së ndërtimit dhe ndërtimin e këtij pallati?
5- Cilët janë investitorët dhe pronarët e këtij pallati?
6- A ka histori paje në këtë pallat dhe në rast se po, sa është pjesa që ju dhe bashkëshortja juaj keni marrë si pajë?
Urojmë z. Rama që të përgjigjesh më shpejt për këto pyetje, sesa për anonimin marrës apo dhënës të kredisë pa interes të gruas suaj, Lindita Basha,” thuhet në deklaratën e PD.
Kjo eshte injoranca e Berishes & Co dhe e te gjithe politikaneve ne pergjithesi ne Shqiperi, qe nuk japin pergjigje asnje here per aktet e tyre korruptive po vetem akuzojn njeri tjetrin si qenër…Sa e dhimbshme eshte te shohesh njerez te tille qe le te themi jane “paria e nje vendi” dhe sa shemtuar tingellojn kur flasin me gjuhen e rruges.
Shtrohuni si njerez inteligjent o politikan, zgjedhjet e 2013 jane te rendeishme per te gjithe ne e jo vetem per xhepin tuaj.
Do vdisni pa permbushur kushtin primar te ardhjes ne jete, ate te te qenit thjesht Njeri ne sencin e mire te fjales!!! Do jete fatkeqesi qe nuk triumfiuat ne betejen me te thjesht ate te te dhenurit lumturi te njerezve me te afert (Shikoni rrotull jush se si jeni katandisur)
Sa keq qe nuk i dhuruat kurre popullit qetesi mendore e ekonomike, vec vuajtje dhe pritje paten prej jush …Zoti qoft me shqiptaret!