Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e lëshuara nga lideri i opozitës në Konventën Kombëtare të PS, ashtu edhe në prononcimin e sotëm për gjendjen e ekonomisë dhe bizneseve në vend. Deputeti i selisë blu, Gert Bogdani, në një dalje për mediat tha se e gjithë Konventa mavi në kompaktësinë e saj ishte një fallsitet, ndërsa akuzoi Ramën se ai nuk ka asnjë plan, përvec atij të rritjes së taksave.
“Ditën e djeshme për zotin Rama ishte kulmi i fallcitetit. Vijoi sulmet fallco në drejtim të qeverisë, të gjithë e dijë se ai ska asnjë plan vec rritjes së taksave dhe shkatërrimit të vendeve të punës. Pati guximin të gënjejë shqiptarët se statusi nuk është bllokuar për tre ligjet. Kulmin e gënjeshtrave e arriti me deklaratën, se fajin për rritjen e taksave për biznesin e vogël e kishte qeveria. Edi Rama se bën dot të zezën të bardhë, shqiptarët e dinë se ai është fasadë nga këmba deri tek koka. Ai ska asnjë plan, as një ide dhe është i paaftë për të zgjidhur cdo problem, qoftë i madh apo i vogël” tha ai.
Bogdani më tej deklaroi se Partia Demokratike ka treguar se është një forcë politike serioze, përmes punës dhe premtive të mbajtura në 8 vite qeverisje. Por, shtoi ai,“ne kemi shumë për të bërë, duhet të vazhdojmë punën e nisur për Shqipërinë” përfundoi Bogdani.
O Gerto e bere pallatin me lejen qe te dha Rama, ti ke deklaruar se cdo leje pallati Edi do 20%. Ti flet ne pergjithesi se keshtu te thoshin, po vete a ja ke dhene gjoben 20% Edit? Po nuk e pate dhene, beju njeher burre s e ngele femer me vetulla te shkuluara, dergoja ore dhender i ambasadorit te PPSH se na cave trapin o trap