PD, reagim për SPAK: Hije dyshimi mbi integritetin e anëtarëve të saj

Leda Hysa

Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka komentuar procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të prokurorëve të SPAK, duke patur bindjen se integriteti i kësaj strukture duhet të ruhet në çdo rast.

Sipas PD-së edhe pse disa prej anëtarëve janë zgjedhje ekskluzive e Qeverisë dhe i kanë shërbyer Partisë Socialiste, ne zgjodhëm të japim mbështetje publike për të gjithë trupën, pa i paragjykuar, duke patur si objektiv strategjik ruajtjen e integritetit të SPAK-ut dhe moscënimin e besimit të publikut tek kjo strukturë, sepse përmes së cilës u është premtuar shqiptarëve lufta kundër krimit të organizuar dhe ndëshkimi i korrupsionit në nivelet më të larta qeveritare.

Por Partia Demokratike nuk mund të qendrojë indiferente ndaj 2 fakteve të rënda, të bëra publike nga media online, që venë në dyshim serioz integritetin e kësaj strukture!

Një dokument i Korrikut 1990, i bërë viral ditën e djeshme, ka zbuluar se Drejtuesi i SPAK-ut Arben Kraja, ka marrë pjesë në procese politike, duke i shërbyer regjimit diktatorial deri në grahmat e tij të fundit.

Partia Demokratike ka bindjen se një ushtar i diktaturës më të egër në Europë, që dënon qytetarët me motivacionin “për dëmtim të moralit komunist”nuk mund të jetë shërbëtor i shtetit të së drejtës. Përveçse një hetues i diktaturës, drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, është propozuar nga PS si zëvendëskryetar i KLSH dhe ka punuar në Kryeministri për qeverinë e PS.

Fakti i dytë i rëndë, edhe ky i bërë publik nga media online, është takimi një ditë para votimit, i Prokurorit Altin Dumani me përfaqësuesin e Partisë Socialiste, Ulsi Manja. Altin Dumani ishte një nga kandidatët kryesorë për drejtimin e SPAK dhe ky takim, siç analizon me të drejtë media, për të marrë në KLP votat e kontrolluara nga njëri prej klaneve në Partinë Socialiste, vendos në pikëpyetje profesionalizmin, pavarësinë dhe paanshmërinë e tij. Minimalisht prokurori Dumani ka detyrimin t’i sqarojë opinionin publik motivin e takimit me Ulsi Manjën, një ditë përpara votimit në KLP

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • O Sali! Kthetrat dhe sabotimet e tua, i kushtuan 200 milion dollare amerikaneve me Reformen ne Drejtesi.
    Kujton se nuk do te bejne ti paguash?!
    Do te te rrjepin bashke me pjellet e tu dhe pastaj do tju leshojne gjaksit me Doren E Zeze, qe kontrollojne njesoj si drejtesine.
    Beje si Gebelsi me familjen, Sali! Se luleshtydhja jote teveqele dhe ajo gerdalla parti qe mbyte, mbaruan, vdiqen, per tu fshehur pas brekeve te pjeshkave ku je strukur, si Luleja, Salinjani dhe Bardhi.

  • Filluan spiunet e pd leshelis të gërmojnë 7 pash nën tokë dhe të pergjojne tek vrima e çelësit se mos gjejnë ndonjë gjë për kapakun.

    • Bumçi dhe Salianji homo filluan të vrojtojne dhe gërmojnë mos gjejnë ndonjë klecke tek prokurorët, o mjeranet e politikës, pse nuk folët asnjë fjalë për kryegangsterin e pd leshelis Flamur Herman Geringun , komandant i naziskineve të Mamurrasit që erdhi me çorape të grisura nga Kukësi dhe u bë milioner dhe grabiti apartamente nga enti banesave në Sarandë dhe u a ndau motrave dhe vëllezërve nga Kukësi apo kujtoni se ky popull ha bar, ky horr do shkoje shpejt të japë llogari dhe për molotovet që hidhte banda e tij nga Mamurrasi tek kryeministri a.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *