PD reagon për shembjet te “5 Maji”: Berisha gënjen pa u skuqur e pa u zverdhur

Amelda Amelda

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës ditën e sotme jashtë Kuvendit, ku tha se në ndërtimin e pallateve do të marrin pjesë edhe ortakët e Bashës.

PD thotë se Berisha gënjeu sot pa u skuqur dhe pa u zverdhur, ndërsa i drejtohet Berishës me pyetjen se ku ishte ai kur u shembën shtëpitë e banorëve.

“Sali Berisha gënjen pa u skuqur e pa u zverdhur. Kur deputetët e PD ishin pranë banorëve kur iu shembën shtëpitë, ku ishte Sali Berisha? Pse Sali Berisha po mbron përmes mashtrimit ndërtuesit e “5 Majit”? Pse ky njeri që merr nëpër gojë këdo nuk guxon as ti përmendë emrin atij që po ndërton vërtet atje? Pse mashtron shqiptarët duke gënjyer për anëtarin e kryesisë së PD Agron Kapllanaj? Sali Berisha mashtron dhe gënjen për të fshehur lidhjet e familjarëve të tij me trafikantin ndërtues.

PD ka bërë kallzim penal për të çuar para drejtësisë Erjon Veliajn për këtë aferë korruptivo-kriminale dhe ju kërkon organeve përkatëse të ndalin menjëherë projektin e pastrimit të parave të pista tek “5 maji”. Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën”, shkruan PD.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Kufoma qelbet ere dhe as skuqet ,as zverdhet.Ka 30 vjet qe kufoma e komunizmit eshte emri me i lakuar i politikes shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *