PD rezerva për projektin e qeverisë për matësat inteligjentë të energjisë

Dita

Pas prezantimit të një dite më parë nga ana  e kryeministrit të projektit për pajisjen me matësa inteligjentë te energjisë, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Kjo e fundit hedh dyshime nëse këta matësa me çmimin nga 350-600 euro,  do të paguhen nga taksat e qytetarëve apo do të mblidhen nga qeveria.

“Projekti pilot parashikon 10 mijë matësa, që do ofrohen nga kompania partnere. Ajo çfarë i shqetëson qytetarët e vendit, është pyetja, po 1 milionë matësa të tjerë, do të dhurohen, apo do të blihen nga qeveria? Pra kostot do të vazhdojnë rritjen e të gjitha këto do të shkarkohen në xhepin e qytetarëve. Për më tepër, këto matësa kanë krijuar probleme dhe debate edhe në vendet e zhvilluara, duke nisur nga shëndeti për shkak të rrezatimit që kanë, kostoja e lartë, e pasiguria, pasi janë të manipulueshëm”, deklaroi Zana Guxholli nga selia e PD-së.

Share This Article
2 Comments
  • Zana perse flet budallalleqe, Natyrisht qe populli do ti paguaje matesat. Ne e kemi kete eksperience, harrove kur futem faturimin e TVSH se sa para qe mblodhem me kasat?
    Cmimi i sahateve te them te drejten me duket shume i larte, por ska gje se mbajne keta. Di gje ti kush e mori tenderin e sahatave? Me doli duarsh, kam frike se ja kane hedhur edhe LIKES. Ka me be namin. Jo po thuaj po deshe qe kjo e majta jone nuk doli me e forte se ne. Cmimet e sahateve jane bomba. Nqs. i blejne ne Kine do paguajne jo me shume se 10 € copen, keta do ti shesin 600€.ha ha ha jane fantastik. Do paguajne edhe rrogen e montesve dhe do thone qe hapem vende pune, 50% minimumi do ta gllaberojne vete, e di ti si beme ne rruget, Po dalin te squte kopilat e majte, une thashe se ne i mbaruam te gjithe tenderat po paskan ngel akoma. Shyqyr qe morra parkimet e Tiranes.

  • Ti moj rinushja plakushe qe keshilloje Kryeministrin me kembore qe te ndertonte termocentrale berthamore tregoju njerezve sa i madh eshte efekti radioaktiv i nje matesi te vogel inteligjent shtepiak nga termocentrali qe do te ndertonte kryeaventurieri i fandaksur Salariu yne tarrallak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *