PD rrjedh që ditën e parë të Kuvendit, 2 vota pro Gramoz Ruçit

Gazeta Dita

Ndonëse emri i Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi ngjalli reagime nga palët politike, sidomos të PD-së dhe LSI, rrjedhje votash ka pasur nga opozita.

Kështu, pas numërimit të votave për Ruçin, rezultuan 80 pro, të paktën dy prej të cilave janë nga PD-ja.

Votat kanë rezultuar 80 pro, 40 kundër, 1 abstenim, ndërsa deputetët e LSI nuk morën pjesë në votim.

Duke patur parasysh që PS ka 74 vota, 3 PDIU dhe 1 Tom Doshi, rezulton se 2  otat e tjera Ruçi i ka marrë nga PD.

Edhe vota e pavlefshme duket është e tyre.

Ndërkohë, pas shpalljes se Ruçit kryetar te ri te Kuvendit, kreu i PD-se Lulzim Basha ka dale nga salla duke iu bashkuar protestes se disa ish-te perndjekurve politike, të cilet ishin kunder kryetarit të ri të Kuvendit.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *