Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
E nderuar DITA! Fatkeqësi për mjeranen PD. Po pse nuk i mjaftonin kodoshët që ka në radhët e saj që kërkon t’i shtojë me Tom Dosh?! Pale pale, kur hiqet i kërcënuar e s’ka besim tek organi hetues i drejtësisë e kërkon prezencë ndërkombëtarësh, se kokë e madhe de! Ç’është ky burrec moçalesh (jo burrë dheu, se ky është titull, i cili s’ka shtyllë kurrizore që ta mbajë). Po paske qenë cipëplasur more Dosh! Po e di ti vallë ç’do të thotë kjo shprehje? Eja more fshat ku je, ç’na gjeti me këto shurdhjesa politike! Jemi tash të sigurt që ke për të bërë hatanë sidomos me aleancën e lidhur me Dritanin de! Tungjatjeta DITA! Nderime për punën tuaj prestigjioze! Gjemb Murrizi, Pisha Flamur.
