Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me emërimet në pozicione të rëndësishme të personave me lidhje kriminale.
Deputeti demokrat Gent Strazimiri me një deklaratë nga selia e PD-së, theksoi se Drini Bello, ish-konsulli shqiptar në Romë dhe u largua nga Italia në vitin 2003, si “non grata” pasi policia e vendit fqinj e survejonte për trafik droge e armësh, është emëruar shefi i SHKB për Tiranën.
Sipas ligjvënësit demokrat, Sekretari i Përgjithshëm i Edi Ramës, ka qënë avokati i cështjes në Itali.
“Në kuadrin e “reformimit” të administratës shtetërore, dhe të “rrugës së mbarë drejt Evropes” në të cilën po ecka vendi, Edi Rama dhe banda që sot drejton shtetin vazhdon të promovoje dhe të emëroje në pozicione kyce elemente me të kaluar kriminale.
Dhe me sa duket, meqënëse “po shkojmë drejt Evropës”, kriminelët e emëruar zgjidhen me “eksperience kriminale… evropiane”
Kështu, në vitin 2003, me kërkesë të shtetit italian, u largua nga detyra e konsullit shqiptar në Romë, Drini Bello.
Ai survejohej gjatë gjithë kohës nga policia, pasi kishte dyshime të vazhdueshme për përfshirje në trafik droge dhe armësh, duke shfrytëzuar imunitetin diplomatik dhe faktin se makina e tij ishte e mbrojtur me targa CD.
Në përfundim të operacioneve të saj, policia italiane arrestoi vëllanë e konsullit, i cili edhe u dënua për trafik droge, ndersa konsulli Drini Bello i shpallur “persona non-grata”, u shkarkua nga autoritetet tona.
Ky rast është një nga skandalet e rënda të diplomacisë shqiptare që mbahet në dosjen e zezë të përfshirjes së funksionarëve tanë të jashtëm në afera e trafiqe.
Cfarë ka ndodhur me ish konsullin? Me Edi Ramën, Drini Bello është rilindur sigurisht.
Sot ai është shefi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për Tiranën, në strukturat e Ministrisë së Brendshme, me detyrën e mbikqyrjes së policëve shqiptarë që ….të mos merren me drogë e trafiqe të paligjshme…
Sipas standarteve të emërimeve të Edi Ramës, ky person ka pikërisht atë cka i duhet, ka lidhjet që i duhen, ka të shkuarën që i duhet, për të ushtruar këtë funksion kaq të rëndësishëm në policinë e shtetit.
Caktimi në poste kyce i personave të lidhur me trafikun e drogës, është bërë sipas një skeme gjakftohtë e të mirëmenduar.
Ky pra është inkriminimi. Raste flagrante si këto e bëjnë të domosdoshëm dekriminalizimin dhe pastrimin e Policisë, të administratës, të Politikës.
Por kjo kërkon vullnet. Për fat të keq, vullneti i Kryeministrit është në anën e kundërt, në afrimin e trafikantëve, kriminelëve, në frymëzimin e tyre, në ndarjen e pushtetit me ta, dhe në caktimin e tyre në poste kyce.
Për ish-konsullin e përfshirë në skandalin e trafikut të drogës dhe armëve me makinën e tij CD, dhe që përdorte edhe konsullatën si bazë, si burim i vlefshëm informacioni për “të painformuarin” kryeministër, mund të shërbejë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaci.
Ai do t’i japë më shumë informacion, pasi ka qënë jo vetëm dëshmitar i ngjarjes, por avokat i vëllait të konsullit që u kap dhe u dënua nga drejtësia italiane për trafik droge”, thuhet në deklaratën zyrtare të Partisë Demokratike.

oopoopoopop,kush doli te llomotis tani!!Po,ju kryekriminelet si sali serbi dhe basha e ristani i danuar nr tiran ku i keni more pallosh tullac,qe je bere si ata te smuret nga leokomia?!!Ata krimet tuja dhe kriminelet tuaj,jan te partis “demokratike,,pra jane kriminel demokrrat,kurse kta jan kriminel se jane roz apo si thue pre hale e qelber?!
Po pranej I moren votat mer palle,qe mos te sillen si ato.,,po kto qekan isoj
DOVE SEI PELLAZG
Presim te na iluminosh mbi kete histori kriminelesh qe ke mbrojtur ne praktiken tende te lavdishme te veterinarit te munguar te shndruar ne avokat nen hijen e plepave tek Shkembi i Kavajes.
Pres edhe te na riperseritesh gojepjerdhjet ne blogun “POPINGA” mbi superioritetin e islamizmit mbi krishterimin dhe islamizimin e Italise pas kater pese dekadash: sepse “ne shqiptaret e gomoneve bejme shume femije dhe do arrijme t’ju kthejme ne minoritet”.