PD: Shëndetësia e Beqjas dhe Ramës të merr jetën

redaktor

Partia Demokratike ka reaguar pasditen e së premtes pas vdekjes së gruas shtatëzënë në maternitetin “Koço Glozheni” për shkak të indiferencës së mjekëve.

“Jemi të tronditur nga humbja e jetës së gruas dhe foshnjës së saj. Shëndetësia e Ilir Beqjas dhe Edi Ramës nuk funksionon, ajo të merr jetën”, ka deklaruar zëdhënësja Ina Zhupa.

Në një deklaratë për mediat, Zhula i ka bërë thirrje prokurorisë që “të fillojë menjëherë hetimet për ngjarjen e ndodhur”.

35-vjeçarja Aida Koçi, shtatzënë, vdiq mëngjesin e sotëm pas komplikacioneve të rënda shëndetësore dhe një kalvari përcjelljesh nga njëri spital në tjetrin.

Të afërmit e saj thanë se e kishin dërguar në spital mbrëmë dhe nga materniteti kishin përfunduar në pavionin e kardiologjisë në QSUT, e pas kësaj në Sanatorium dhe pastaj sërish në maternitet, ndërkohë që gjendja e nënës sa vinte e rëndohej nga njëri spital në tjetrin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *