PD si ajo dhia që bërtiti: Ta pashë!

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Kapo Labi

 

Ditë, ç’janë këto cicërima

Që dëgjohen në Kuvend

Këndon gjyshe Jozefina

Të gjithë thonë se u çmend!

 

Kusarët të gjithë në këmbë

Krimineli rri në vend

Mbulojnë kusuret që i bënë

Ndaj bërtasin në Kuvend.

 

Krye gjakatari plak

Akuzon vend e pa vend

Spiuni kërkon bajrak

Të ziun e kanë lënë mendtë.

 

Kjo qe strategjia jote

Mor matufi zgjebarak

Mijëra nëna i përlote

Ndaj litarin e ke hak.

 

Dhe hajdut dhe kriminel

E djathta u përshëndet

Dollarët që u kanë vjelë

Djersë e popullit të shkret.

 

Koha juaj perëndoi

Jeni dehur me hashash.

Si delja kur urinoi

E dhia bërtiti: Ta pashë!

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *