PD: Skandal në shëndetësi, kryefarmacistja ngel dy herë në provimin e shtetit

Dita

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë Rama për skandal në sektorin e shëndetësinë. Sipas deputetes, Albana Vokshi, në Ministrinë e Shëndetësisë janë punësuar njerëz të paaftë, që kanë ngelur edhe në provimin e shtetit, ndërkohë që Kryeministri ulëret me të madhe për informalitetin.

Drejtoresha e Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, ajo që duhet të kontrollojë cilësinë e ilaçeve, ka ngelur në provimin e shtetit. Madje ka ngelur dy herë me radhë. Pra, ajo nuk mund të ushtrojë dot profesionin e farmacistes, por ama është bërë kryefarmacistja e vendit, falë lidhjeve politike e financiare. Ky është një informalitet skandaloz që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Ish-drejtori i Qendrës së Kontrollit të Barnave, i kapur nga KLSH për abuzime, i akuzuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh, është promovuar me Edi Ramën, dhe është bërë Drejtor i Rimbursimit në Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit  Shëndetësor

Edi Rama ulëret për informalitetin, por shihni çfarë ndodh në Agjencinë e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Gjatë muajve korrik-gusht janë emëruar nga ministri Beqja, 13 punonjës, vetëm 3 prej tyre kanë arsimin e kërkuar me ligj, 9 të tjerët vijnë nga lidhje informale, politike, nepotike e korruptive”, shprehet Vokshi.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *