PD: Skemë kriminale e blerjes së votës në qarkun e Durrësit, SPAK hesht

Ornela

Partia Demokratike ka denoncuar sot një rast të blerjes së votës në qarkun e Durrësit. Në një dalje publike, Belind Këlliçi theksoi se ka pasur raste deri në 1 mijë euro për familje.

Mes të tjerash Këlliçi tha se “PD kallëzoi në SPAK 3 herë para zgjedhjeve ushtrinë me mbi 70 mercenarë të Ramës për blerjen e votës, por SPAK heshti.”.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Skema kriminale e blerjes së votës nga aleanca Rama-Doshi-Rakipi ka qenë kapilare, në të gjithë vendin.
Qarku i Durrësit, ku kandidonte vetë Edi Rama, përbën modelin kryesor të skemës së blerjes së votave përmes njerëzve kyçë në administratën shtetërore dhe krimit të organizuar.

3 javë para ditës së zgjedhjeve, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK të gjithë personat kryesorë të përfshirë në skemën e blerjes së votave, ku në krye qendron drejtori i Operatorit të Shpërndarjes Ardian Çela dhe deputetët Lefter Koka, Jurgis Çyrbja, Rrahman Rraja dhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi.

Kundër këtyre dhe një ushtrie nëpunësish që shpërndanin para dhe favore të tjera, që mblidhnin kartat e identitetit për të mos lejuar votimin e mbështetësve te opozitës, Partia Demokratike ka bërë 3 kallëzime penale në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, duke nisur me kallëzimin e parë në 2 prill.
Megjithëse pati 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave. Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se kush janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në Qarkun e Durrësit duke përfshirë të treja kallëzimet e dorëzuara në SPAK përpara ditës së zgjedhjeve.

Ardian Çela qëndron në krye të skemës kriminale për blerjen e votave, duke siguruar para për personat e tjerë që kanë në patrinazh blerjen e banorëve në zona të ndryshme të Durrësit, ndërsa vetë është përgjegjës për Rrashbullin. Përmes të deleguarit të tij, Artur Fetaj, me precedent kriminal, Ardian Çela ka paguar 1 mijë euro për familje në këmbim të votës. Bashkëpunëtor në skemën kriminale për blerjen e votave në Rrashbull ka qenë edhe Alion Hyska, drejtor i Ndërmarrjes së Rrugëve Durrës, Ruzhdi Murtini, punonjës i OSHEE, Mariglen Mullai, si dhe Albert Bugaçi, administrator i njësisë Rrushbull. Artur Fetaj, ka qenë përgjegjës edhe për blerjen e votës në zonën e Shkallnurit.
Një nga personat më aktivë për blerjen e votës, direkt nën varësinë e Ardian Çelës është drejtori i OSHEE Durrës, Plator Mehmeti.

Në Shijak, skema kriminale e shpërndarjes së parave për blerjen e votës është zbatuar përmes Altin Hajrit. Ky është një personazh i njohur i krimit të organizuar, aktualisht i shpallur në kërkim për vrasje. Megjithëse në kërkim, krimineli Hajri ka lëvizur lirisht për të blerë vota për pushtetin e Edi Ramës. Kontaktet kyçe të tij janë Ardian Çela i OSHEE-së dhe deputeti socialist, Jurgis Çyrbja.
Në Shijak, ishte shumë aktiv në blerjen e votave edhe Durim Keçi. I dënuar në Itali për disa vepra të rënda penale, ai është pjesë e mekanizmit për blerjen e votave për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.
Blerja e votës në zonën e Spitallës në Durrës mbulohet nga Arbër Koka, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Lefter Koka. Ai bashkëvepron me Gentian Thartorin, Roni Shqopën, Fetah Mataj dhe Emilian Lakon, persona me rekorde kriminale.

Në Sukth, u angazhua për blerjen e votave Bert Hoxha, i cili ka mbajtur detyrën e Administratorit të Sukthit. Bashkë me të ashtuquajturin Rumi dhe Gëzim Hoxhën njihen në zonë si persona të dhunshëm, që, në zgjedhjet e mëparshme, kanë kërcënuar me armë përfaqësuesit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, duke i larguar nga procesi i votimit.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Zagaret shqupisa le te lehin, PS mori 74 mandate te merituara nga populli qe votoi i lire dhe i qete.

  • Denoncone bashen tuaj qe bene pazar atje per disa pallate n’ate hot spot te arabit nga Dubai!

  • Sa bukur tingellon perseri theniet:qent le te lehin karvani shkon perpara, sic shkoi ne kohen e xhaxhit, fanar ndricus u bem, e pse mos te behemi perseri.

  • Edhe me”Grupet e gateshme te armatosura”,te”‘Kuliceve ” e”kulisheve”por edhe te “Prenceve”e “perceve’, ju prap ja u vodhen votat!?Nuk jeni te zotet te fitoni ,jo se nuk i ruani dot votat ,por nuk u votojne njerzit se nuk kane me besim tek ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *