Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: PD solidarizohet me Berishën, bojkoton 10 ditë Kuvendin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kryesore > PD solidarizohet me Berishën, bojkoton 10 ditë Kuvendin
KryesoreLajmi i funditPolitike

PD solidarizohet me Berishën, bojkoton 10 ditë Kuvendin

Elton Tafaruci
Published May 28, 2016
Share
SHARE

PD do të bojkotojë për 10 ditë aktivitetet parlamentare. Vendimi vjen, sot (28 maj 2016) pasi Byroja dha masën e përjashtimit me 10 ditë nga parlamenti të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha u përjashtua me 10 ditë për deklaratat e bëra në seancën e së enjtes, kur akuzoi kryeministrin Edi Rama se “ka ndryshuar emrin për shkak të hetimeve spanjolle”.

Vendimi është marrë këtë të shtunë nga mbledhja e Grupit Parlamentarë, kryesuar nga Edi Paloka. Këto zhvillime, përveçse do të bllokojë punën në Komisionin e Reformës në Drejtësi, por vendosin në pikëpyetje edhe takimin Rama-Basha, i parashikur për javën tjetër.

Ndërkohë, para këtij vendimi ka reaguar përmes rrjeteve sociale, Lulzim Basha. Ai e lexon si shenjë krize të maxhorancës vendimin për të përjashtuar me 10 ditë Sali Berishën.

“Kjo krizë ka arritur në nivelin ku nuk përballojnë më debat, nuk kanë argumenta, kapen në flagrancë nga faktet e dëshmitë që provojnë krimin dhe korrupsionin e tyre dhe ju ka mbetur të tregojnë vetëm kartonat në byro”, shkroi Basha.

Më tej, kreu i PD-së theksoi se “njëkohësisht, kjo është edhe një kujtesë e pështirë e dy standarteve të kësaj mazhorance të kalbur në krime, vese dhe korrupsion”.

“Nga njëra anë nderohet vulgu i vulgut, Sadri Abazi, që i thotë kundërshtarit “të pres veshin”, nga ana tjetër dënohet denoncuesi i së keqes, i aferave tronditëse, Sali Berisha. Kjo nuk bëhet për t’i mbyllur gojën opozitës sepse kanë dështuar në mënyrë të përsëritur me këto metoda byroiste. Kjo është manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës për t’i mbyllur derën opozitës. Për t’i mbyllur derën në Parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme. Për t’i mbyllur derën në reformën e drejtësisë, në reformën zgjedhore”, thotë Basha.

Sipas kreut të PD-së “duke lënë opozitën dhe demokratët jashtë një salle, jashtë një tryeze, Edi Rama dhe Ilir Meta vetëm sa thellojnë izolimin dhe përshpejtojnë rënien e tyre të pashmangshme”.

Elton Tafaruci May 28, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
9 Comments
  • ismet says:
    May 28, 2016 at 1:08 pm

    E qartë, u perjashtu dum Baba.E si mund te shkohet ne parlament kur nuk eshte dum Baba?Demokratet e Pd-se marrin fryme ne saje te tij,qeshin dhe qajne ne saje te tij,kalojne ne orgazem duke degjuar lehjet e tij dhe ju thoni te marrin pjese per 10 dite ne parlament pa udheheqsin.Shkulni floket o gra dhe burra te Pd-se.Ja kaluat edhe koreanve te Kimit.

    Reply
  • Ben says:
    May 28, 2016 at 1:12 pm

    O Sale,myte keto 10 dite tv me deklarata dhe qytetar digital.Sajoji bukur ngjarjet,siç di ti,ulurit sa me fort. Mos harro e.

    Reply
  • Labi says:
    May 28, 2016 at 1:53 pm

    Ci do hajvanet!Ata jane funderinat e SHqiperise.Atje se gjen nje per be qe te kete tru,por aty jane mbledhur gjithe funderinat e vendit dhe e kane kthyer Parlamentin ne han pa porta.Si ka mundesi qe nje i cmendur,kriminel,i pa afte,qe ska lene gje pa bere dhe te mos veproi ligji!Kjo ndodh vetem ne vendin tone!Turp.

    Reply
  • LUVA says:
    May 28, 2016 at 5:10 pm

    Sa turp, sa keq! E shkaterroi Partine Demokratike, e terhoqi zvarre ne humneren e marrezise se tij…
    Po ky Basha a thua i beson edhe vete brockullat qe nxjerre nga goja? Me Bashen ne krye te PD Edi Rama e Ilir Meta qeverisin edhe 100 vjete.
    A ka burra e gra qe mendojne me koken e tyre ne PD? Zgjohuni o te uruar se Shqiperia e PD jane shume me te rendesishme se Saliu dhe fati i tij!!!

    Reply
  • fteri says:
    May 28, 2016 at 6:18 pm

    *****po bëjnë 10 ditë pushim partia bandë e P.D-së !!!. Asnjë të mos paguhet rroga këtyre halabakve këto që nuk duan të bëjnë reformën në drejtësi.

    Reply
  • Z/K says:
    May 28, 2016 at 6:35 pm

    Bravisimo!
    Nji per te gjithe dhe te gjithe per nji.Parti unitetit kriminal.

    Reply
  • Vito says:
    May 28, 2016 at 7:04 pm

    Mos more,na moret ne qafe!! E kush do ta mbaje pergjegjesine per nderprerjen e “shfaqes” se javeve qe vijne?Ah more cna bete!!!!!

    Reply
  • Guri says:
    May 28, 2016 at 7:38 pm

    Kjo parti destruktive duhet nxjer jashte ligjit.

    Reply
  • LLL says:
    May 28, 2016 at 7:48 pm

    Një bandë kriminelësh e hajdutësh me emrin PD i bëri gropën Shqipërisë sepse Amerika e Daj Semit dhe karaputana Evropë e përkëdhelin këtë bandë . E dinë ata pse iu duhet kjo monstër.
    U hakmorën keq me ne , sa inat na paskan patur ?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?