PD: 75 mln USD më pak në arkën e shtetit për 6 mujorin e parë

Ornela

Nënkryetarja e komisionit parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku dhe këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti kanë denoncuar ndryshimet në buxhetin e shtetit.

Kryeministri Rama ka firmosur Aktin Normativ si arnimin e radhës për ekonominë e lënguar të vendit që është futur në një rrugë të vështirë dhe pa vizion.

Për vitin aktual mungojnë 75 milionë USD në arkën e shtetit si pasojë e mosmbledhjes së taksave por edhe mbylljes së bizneseve. Borxhi publik e rendit Shqipërinë ndër 15 vendet me borxhin më të lartë. Kontratat konçesionare e kanë rritur borxhin publik në 83 përqind.

Firma e pamëshirshme e Ramës mbi më të varfrit, shkurton fondet për të përndjekurit, të papunët dhe pagat.

Sopata e Ramës mbi fondet e investimeve shkurton fondet për rrugët, hekurudhën, menaxhimin e mbetjeve, arsimin dhe rininë, shëndetësinë dhe asistencën”, tha mes të tjerash Tabaku.

Sipas PD-së, e vetmja rrugë për të rikthyer edhe një herë ekonominë në binarët e duhura ekonomike është një taksë e shteshtë që do të stimulojë ekonominë dhe do jetë promotori i rritjes së të ardhurave.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *