PD, Tabaku: KE rrëzoi ligjin “Rama-Fusha” për Teatrin

Dita

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se letra e Komisionit Europian për çështjen e Teatrit “e rrëzoi ligjin Rama-Fusha”.

“Komisioni Europian ka rrëzuar zyrtarisht ligjin Special “Rama Fusha” për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave me paratë e drogës dhe korrupsionit, si një ligj korruptiv dhe klientelist.

Qeveria e mbajti të fshehur për 4 ditë letrën e Komisionit Europian me qëllim manipulimin e opinionit publik, por përgjigja e Brukselit është e qartë: Qeveria ka shkelur ligjin! Përgjigja e Komisionit Europian qartësisht i jep të drejtë opozitës për shqetësimet kryesore”, u shpreh Tabaku.

Në emër të PD-së, Tabaku theksoi se qeveria e ka mbajtur 4 ditë të fshehtë letrën e KE.

Ajo shtoi se KE nuk është institucion gjykues për saktësinë e ligjit, dhe se për këtë është përgjegjëse Gjykata Kushtetuese, “që mbahet e bllokuar nga mazhoranca për të bërë ligje si ky”.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *