PD, Tabaku: Rama krenohet me investimet e qeverisë së kaluar

Elton Tafaruci

Partia Demokratike duke përshëndetur nisjen e punimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP, deklaroi se ky është i fundmi i investimeve serioze në vendin tonë, i firmosur në fillim të vitit 2013, kur vendi drejtohej nga opozita e sotme.

Nisur nga ky fakt, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi se ekonomia shqiptare ende vazhdon të mbahet në patericat e investimeve të qeverisë së shkuar, sepse qeveria e kryeministrit Rama ka prioritet pasurimin e tij dhe të oligarkëve të tij përmes tenderave dhe koncesioneve korruptive.

“Ekonomia sot reflekton dështimin e zotimeve që kryeministri Rama bëri 3 vjet më parë, pasi investimet e huaja janë ulur me 5.7% në raport me vitin zgjedhor 2013. Sot Shqipëria nuk është më një vend atraktiv për investimet e huaja, sepse ajo vuan nga korrupsioni, siç thotë Departamenti i Shtetit, dhe është vendi me taksat më të larta në rajon siç thotë raporti i Freedom House”, deklaroi Tabaku

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *