Partia Demokratike kërkon sërish largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Deputeti Luciano Boçi, tha se ministri është i lidhur me bandat e trafikut të drogës. Ai u shpreh se Tahiri është nën akuzë prej 35 ditësh.
“Sikur të mos mjaftojnë provat e dëshmitë e oficerit Zagani, për lidhjet e Tahirit me grupet e narkotrafikut që ai vëzhgonte kur ishte në detyrë, çdo ditë dalin lidhje të tjera, fakte të reja të kapjes, inkriminimit të policisë, nën drejtimin e Tahirit”, theksoi deputeti demokrat.
“Shefi i kufirit të Dhërmiut, ai që e ka për detyrë të ruajë territorin ku magazinohet e transportohet droga për në Itali, shfaqet në lidhje shumë të ngushtë me Habilajt, me kushërinjtë e ministrit. Pra Tahiri jo vetëm u ka dhënë makinën e tij, u ka dhënë garanci e mbrojtje, por ka vënë pikat kyçe të policisë në shërbim të plotë të bandës”, shtoi.
Në fund, deputeti i PD-së përveç se kërkon largimin e ministrit Saimir Tahiri, thotë se ai duhet të hetohet për përfshirjen në trafikun e drogës. /Dita/
Ky boci apo docet e tjere qe kerkojne dorheqien e Tahirit pse nuk i cojne dokumentat llalles se tyre,ti hetoje dhe ti coje ne gjykat ta denojne me burg te perjetshme Tahirin per krimet qe ka ber,por lehin cdo dite zi zagaret kur jane lidhur.