PD: Të hënën të fikim makinat, të refuzojmë çmimin e karburantit

redaktor

Për opozitën është rritja e taksës së qarkullimit shkaku kryesor i çmimit të lartë të karburanteve, ndaj dhe ajo këmbëngul që Qeveria ta ulë atë.

Ne kuader te aksionit qytetar te propozuar, opozita u ben thirrje te gjithe perdoruesve te makinave qe te henen ne oren 11:00 te fikin makinat ne rruge per 5 minuta ne shenje proteste ndaj qeverise.

“Rritja e taksës së qarkullimit është shkaku kryesor për mosuljen e çmimit të karburantit dhe për rëndimin e xhepave të qytetarëve.

Rritja e taksës së qarkullimit, ka qenë një strategji e qartë e qeverisë për të mbushur buxhetin e shtetit packa se duke u marrë frymën konsumatorëve. 112 milionë USD dalin nga xhepat e shqiptarëve si rezultat i rritjes së taksës së qarkullimit.

Partia Demokratike i ripërsërit qeverisë thirrjen e fundit për të marrë masa dhe për të shfuqizuar menjëherë taksat e rritura të qarkullimit dhe për t’i dhënë fund efekteve shkatërruese të tyre në ekonomine e vendit.

Partia Demokratike do të vihet në krye të aksionit qytetar kunder varfërimit të shqiptarëve nga qeveria dhe pasurimit të klientëve pranë saj.

Aksioni i parë nis të hënën e ardhshme kur të gjithë qytetarët që kanë një makinë, në orën 11 paradite do të ndalojnë për 5 minuta, në shenjë proteste ndaj cmimit më të shtrenjtë në Europë të karburantit, në raport me të ardhurat, që është i tillë sepse kështu ka vendosur qeveria”, tha deputeti i PD-së, Florion Mima.

Share This Article
1 Comment
  • Te fundit qe duhet te flasin jane keta hajdute. Pse nuk flasin per 21 janarin e 2011-es????? Njerez te pa cipe dhe pa skrupullt!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *