Opozita nuk heq dorë nga kërkesa e saj për zbatimin e plotë, sipas saj, të rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.
Këtë qëndrim, Lulzim Basha e përsëriti nga Asambleja e Partisë Republike, ku ndodhej i ftuar.
“Ne jemi për drejtësinë e pavarur me të vetmin kusht zbatimin e plotë të rekomandimit numër 88 si rruga që ofron drejtësi të pavarur dhe të pakapur nga maxhoranca aktuale. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se zbatimi i plotë i rekomandimit të Venecias. Nuk pranojmë asgjë më pak dhe asnjë gjyqtar mbi Komisionin e Venecias”, tha Basha.
Ky qëndrim i demokratëve mbështetet edhe nga aleatët e tyre tradicionalë, republikanët dhe këtë e konfirmoi kreu i tyre, Fatmir Mediu.
“Të gjithë kemi rënë dakort që vijat e kuqe nuk i vendos Rama, por Venecia, që ka treguar se cilat janë rrugët e zgjidhjes në rast të mungesës së marrëveshjes politike. Ka vetëm një rrugëzgjidhje dhe opozita e ka dhënë atë sipas paragrafit 88”, tha Mediu.

Boboooooo car fytyra te ndyra+te degjeneruara njeri me hajduto-vrases se tjetri dhe me precedete penale.