“Nuk kontrollohet zemërimi publik, por PD do distancohet nga dhuna në 30 qershor”

Leda Hysa

Partia Demokratike dhe aleatët janë angazhuar në një aksion politik për të bllokuar zhvillimin e procesit zgjedhor pas dekretit të Presidentit të Republikës Ilir Meta për të shfuqizuar datën 30 Qershor si datë zgjedhjesh.

Enno Bozdo nga PD ka qenë këtë të mërkurë në Top Talk për të folur për këtë aksion politik të opozitës dhe zhvillime të tjera të aktualitetit politik.

“Deri në datë 30 do të shpalosen mënyra të ndryshme për të ndaluar zhvillimin e zgjedhjeve. Nga vendi në vend do të ndryshojnë”, tha Bozdo duke theksuar se “Garantoj se dhunë dhe imponim vullneti nuk kanë për të ndodhur”.

Sipas tij, dhuna më 03 qershor është diçka që kundërshtarët politikë të PD e ëndërrojnë, por që s’ka për të ndodhur.

“Temperatura është shumë e nxehtë dhe jo e gjitha mund të kontrollohet nga PD. Ashtu siç nuk kontrollohet zemërimi publik gjatë një tubimi, edhe më datë 30 jo të gjithë mund të kontrollohen. Por sigurojmë se për sa i përket PD, e theksoj se distancimi nga dhuna dhe elementëve që çojnë në dhunë është shumë i qartë”, tha ai.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Beni dhune se keshtu do dilni si parti JASHTE LIGJIT!
    Vetem keshtu do shpetojme nga ju!

    Kur i vjen ngordhja QENIT shkon e permjer ne deren e XHAMISE!

  • I kane zene ethet e 97 e duan prape shkrumb e hi Shqiperine ..mjaft qe te ulen ne karrige prape asgje nuk u dhimbset …mjere ky popull

  • O kurva ju i keni gjerat ne dore ka dhune apo jo. Mos hidhni gurin dhe fshehni doren. Po pati dhune pergjegjesia eshte e juaja.

  • Nese do te tentohet dhune, ajo pa tjeter qe e ka nje autor dhe i vetmi eshte SHQUP-i Deklaratat publike jane per te hedhur hi syve, qe ju kujtoni se mileti i ha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *