PD thirrje Ramës: Ktheje Prengën që ta largojmë ne

Alqi Kociko

 

Partia Demokratike nuk është dakord me vetëlargimin nga Kuvendi të deputetit Armando Prenga, i pavarur, edhe pse protestoi ashpër për kthimin e tij. Sipas PD, ky akt është truk i Edi Ramës.

“Me dorën dhe mendjen e Edi Ramës mercenari i tij bandit dhe përgjakës i qytetarëve të Laçit njoftoi sonte në mbrëmje në një letër “vetëpezullimin”. Partia Demokratike refuzon me përbuzje këtë truk të ulët që ka për synim të justifikojë bllokimin e nismës ligjore të PD për amendimin e ligjit të dekriminalizimit. Opozita dhe qytetaret shqiptaret nuk mund të pranojnë kurrë një Parlament në mëshirën e premtimeve të Armando Prengës. Zero vlerë ka sot përbetimi i këtij plaçkitësi vilash në Itali që Edi Rama e solli në Parlament për dhunë dhe kanosje, që e shpërbleu me “Lagunën e Patokut” dhe që e nxori nga qelia ku përfundoi pasi përgjaku bashkëqytetarët e tij në Komisariatin e Laçit për ta ripërdorur sërish. Edi Rama duhet të miratojë ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit që i hapin rrugë pezullimit ligjor të Armando Prengës nga parlamenti dhe paketën e akteve të tjera që opozita depozitoi në Kuvend. Bllokimi i kësaj nisme ligjore vetëm do të konfirmoje lojën kukafshehtas të Edi Ramës me Prengën dhe do të rezultojë në aksionin e paralajmëruar opozitar të bllokimit të funksionimit të Kuvendit”, përfundon reagimi i PD-së.

Ndërkohë, deputeti Sali Berisha publikoi në facebook “indicien e një qytetari”, sipas të cilit emri i mëparshëm i Prengës ka qenë Edmond dhe jo Armando.

Share This Article
2 Comments
  • Nuk ka me turp,kur hajdutet,kriminelet,mashtrusit,grabitesit e pasurive te shqiptareve,qe nuk lane gje pa bere ne 25 vjet,vene perpara si bageti nje maxhorance,me kriminele me te medhenj se ata vete,vene ne resht,per turpin e te gjitheve ne qe i kemi votuar nje pjese tjeter te klases politike qe po urehet me shume se te paret,nenshtrojne nje grup palamentar me te inkriminuar se vete ata qe i kane nenshtruar sot.PERSE KY POPULL GABON SA HERE VOTON?PERSE KY POPULL MASHTROHET NGA NJE KLASE POLITIKE E DEGRADUAR,HAJDUTE,MASHRTUSE SA HERE VOTON?EDHE SA 25 VJEÇARE TE TJERE KY POPULL DO VOTOJE PERSERI KETE KASTE,KETE PARI QE S’KA ASGJE TE PERBASHKET ME INTERESAT E ZGJDHESVE?

  • Qekur qenka deputet i pavarur Prenga kur edhe ne komisionin parlamentar te siguriseku ka mare pjese keto dit eshte si deputet i maxhorances.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *