PD tjetër provë kundër Kajmakut: Pasaporta gjendet në sistem

J L

Partia Demokratike ka publikuar sot një tjetër provë që, sipas saj, konfirmon se Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës, ka qenë i arrestuar në Greqi.

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, deklaroi se në vendimin e autoriteteve greke thuhet se shtetasi i arrestuar për krimin që dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim (falsifikim parash) është shtetasi shqiptar Jorgo Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497.

“Sipas rregullave në fuqi, kur një shtetas pajiset me pasaportë, të dhënat e tij hidhen menjëherë në sistemin shtetëror TIMS. Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Greqi. Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497.

Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku”, deklaroi Bardhi.

Bardhi theksoi se këtë provë organi i prokurorisë mund ta verifikojë brenda një minute sepse ka akses të plotë në sistemin TIMS, por, sipas tij, kryeprokurorja Arta Marku ka vendosur të zbatojë “strategjinë e Edi Ramës për të mashtruar opinionin publik”.

“Arta Marku shpëndan lajme që ajo po vepron me shpejtësi dhe i ka kërkuar subjektit nën verifikim që të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike. Kjo është e paligjshme. Sipas ligjit të dekriminalizimit, gjurmët e gishtave nuk i kërkohen personit. Ato merren në sistemin e të dhënave shtetërore biometike të shtetasve shqiptarë.

Agim Kajmaku është i pajisur me pasaportë biometrike dhe shenjat e tij të gishtave gjenden në sistem. Sipas ligjit ato i kërkohen personit që t’i depozitojë vetëm nëse nuk ndodhen në  sistem. Ky nuk është rasti as i Agim Kajmakut, as i Valdrin Pjetrit, sepse që të dy janë në sistem dhe posedojnë një pasaportë biometrike. Akti i paligjshëm i Arta Markut me kërkesën për dhënien e gjurmëve të gishtave është një lojë e mirëmenduar kriminale, që synon të vonojë dhe të mbrojë kriminelët e pushtetshëm të Edi Ramës”, tha Bardhi.

Për këtë rast, PD njofton se ka informuar që dje të gjithë trupin diplomatik në vend.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Mjafton viti I arestimit ( 2003 ) , per ta quajtur “krimin ” te parashkruar . Ne 2003 , referojuni kohes , te viteve 97 . Shqiptaret u shperndane si kokrrat e sheges , Ku mund te gjenin nje vrime te futeshin . Nuk e ka kaluar asnje shtet kete llahtare . Pra jemi pas pasojave te 97. Ky kajmaku , ka bere ndonje prapesi , me shume se shoket e tij , qe kaluan kufirin . Mos u merrni me gjera te vdekura , po perqendrohuni , si eshte sjelle , pas denimit dhe aktualisht . Nuk mund te mbetemi peng te pasojave te tmerrshme te luftes se 97 . Ata , qe e krijuan ata katrahure ,jane autore te ligjit kot me kot . Ne fund te fundit , ligjerisht , nuk ka mbetur asgje . C’do refugjat e ka bere nje prapesi , varet si ka reflektuar . jam I sigurte , qe ka reflektuar me drejt se ata , qe kane vrare dhe kan ezhdukur njerez . Ju rekomandoj ta rishifni ligjin kriminal te “dekriminalizimit ” , qe me sa duket eshte hartuar , per te erresuar krimet mosturioze, qe jane kryer mbi kurrizin e popullit shqiptar . Agimi eshte nje nga ne , deri sa s’keni gjetur gje pas 2003 te larget dhe te pa vlere . Zgalem

    • Hahahaha. Ndonje prove per Clirim Gjaten a keni qe te vertetohet se ka qene ne Amerike kur sherbente ne KQZ, pasi nderkohe qe me dietat e terhequra del sikur ka qene. Ne fakt, as e ka pare me sy Ameriken Cim Ziu.

  • Pirdh o zago pirdh.Po mire pse nuk tregoi ky ustai Apo i ka lene pasoje edhe tek memoria .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *