PD “transferohet” në Londër

Elton Tafaruci

Partia Demokratike do të ketë një degë lokale në Londër. Kështu ka bërë të ditur kreu i demokratëve Lulzim Basha, i cili tha se vendimi u miratua nga Kryesia e partisë.

Duke folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PD, Basha tregoi edhe për çështjet e tjera që diskutoi Kryesia.

“Procesi i riorganizimit të strukturave do ketë në thelb procesin e fuqizimit të cdo seksioni të PD. Së dyti, konfirmin nga kryesia të disa drejtuesve të departamenteve të rinj. Së treti kryesia e PD mori vendim të miratojë ngritjen e degës së PD në Londër pas shumë kërkesave të anëtarëve dhe demokratëve, si dhe diskutoi për propozimin tim për kuotën mbi 35% të të rinjve në listën e zgjedhësve”, tha Lulzim Basha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *