Në daljen e parë publike si zëdhënëse e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncoi planin për stadiumin “Qemal Stafa”, që sipas demokratëve është një skemë e mirëfilltë korruptive.
Ajo tha se ky është një projekt tejet fitimprurës, ku do të ndërtohet një qendër e madhe tregtare dhe biznesi.
“Për Edi Ramën nuk është prioritet fusha dhe sporti, por dyqanet, baret dhe njësitë tregtare që parashikon skema e tij. Partia Demokratike lajmëron të interesuarit dhe sipërmarrësit që janë thirrur të bëhen pjesë e këtij plani korruptiv e financiar të Edi Ramës, se ne nuk e njohim dhe do ta anulojmë menjëherë këtë projekt hajdutërie, sapo shqiptarët të na besojnë drejtimin e vendit”, tha ajo.
Opozita u thotë investuesve se është në rriskun e tyre personal nëse hedhin para për një projekt të tillë.
“Partia Demokratike është në favor të një stadiumi serioz, sipas të gjitha standardeve olimpike moderne, ku prioritet do të ketë loja, sporti dhe spektatori, dhe jo klientela e kryeministrit që kërkon të zaptojë hapësirat fitimprurëse të impiantit më të rëndësishëm në vend”, vijoi. /Dita/

a mund te behet stadiumi ne vend tjeter pa shkaterruar stadiumin ekzistues?
Te jete i vertet ky “denoncim”?!?!?! Duke arsyetuar mu kujtuan disa vargje:
U mbyt gjemia me federal
O burra shpejto kush mend te dal
Do bejme lufte de more de
Si lum t’i popull me zi na ke.
Me respekt per lexuesin, V.Duka.
Moj zonjushe e PD kur stadium Qemal Stafa u rrethua me llamarina per te parkuar makinat dhe per te nxjere fitimet familja Berisha pse nuk ngriheshit zotrote ,apo te ikte koka per lesh.
Nese i kerkoni popullit t,ju besoje per here te trete o ju jeni anormale.ose populli do paraqitet anormal ne e befte kete gafe.Pastaj.per Berishen dhe berishistet asgje nuk ka vlere po nuk kaloi nga ata vete.Aty ishit nje jete pse nuk i rindertuat stadiumet,po e late sportin si cdo sfere tjeter ne braktisje.Per ju vetem rrjepja e popullit ishte program afatshkurter e afatgjate.Mbylleni sqepin se sa here flisni nxirrni ne pah sa injorante gelojne ne ate fole,,,A ka stadiume pa mjedse shlodhese e bisnesi ne bote.kur vete sporti pervec argetim eshte edhe rruge fitimi?
Sa te jete gojeshqyeri nga buzet e te cilit rrjedhin gjak e vrer s.ka qetesi ne Shqiperi!Do ta rishikoni perseri verdiktin e popullit kur te behen zgjedhjet e tjera.ndoshta do zhgenjeheni me keq.