Sot në të gjithë Shqipërinë, besimtarët bektashianë festojnë Ditën e Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut. Por për kryeministrin Berisha, 22 marsi është një festë tjetër. Prej vitesh, PD e feston 22 marsin si ditën e demokracisë, pasi kjo datë përkon me fitoren e parë të PD-së në zgjedhjet e vitit 1992. Në një postim në Facebook, kryeministri Berisha shkruan:
“Gëzuar 22 Marsin, ditën e parë të Demokracisë!
Të dashur miq! Sot është 22 Marsi, dita që ne me votën e lirë sollëm ndryshimin më të madh në tërë historinë tonë kombëtare, ndryshuam epoka, sisteme, dhe kaluam nga diktatura komuniste me çnjerëzore, sistemi i shtypjes dhe mbijetesës në skllavëri shtetërore, në sistemin e vlerave të lirisë, demokracisë dhe ndërtimit të të ardhmes europiane që meritojmë.
Ndaj le të festojmë sot të gjithë së bashku në sheshin “Nënë Tereza” 22 Marsin, ditën e parë të demokracisë, ditën e bardhë që na frymëzon në për një fitore të shkëlqyer më 23 qershor. Gëzuar! Sb”, shkruan Berisha.
PD urdhër për administratën: Nesër në shesh për 22-vjetorin e fitores së parë
21 mars – Deputeti i PS, Sajmir Tahiri ka deklaruar se qytetarët po detyrohen të marrin pjesë në mitingun per 22 vjetorin e fitores se zgjedhjeve nga ana e Partise Demokratike.
Kryetari i degës së Partisë Socialiste në Tiranë ka thënë se ka marrë mesazhe nga qindra qytetarë, mësues, mjekë, infermierë, studentë, nxënës, specialistë të administratës, në qendër dhe pushtetin vendor, ku e njoftojnë se janë të detyruar të marrin pjesë në koncertin festiv të Sali Berishës.
Këtë denoncim Tahiri e ka bërë në Facebook.
“Pas 23 qershorit, askush nuk do jetë i detyruar të bëhet mitingash me zor. Dhe ne u cmendtë ndonjë administrator publik në ethe partizane, do shkarkohet me ceremoni shembullore, që të mësojë ai dhe kushdo tjetër se ne do fitojmë për të ndërtuar shpirtin e demokracisë në çdo komunitet, me lirinë për të besuar në cilëndo parti, dhe se i vetmi standard për të mbajtur punën, është merita dhe profesionalizmi.
Njerëz të skllavëruar nga rroga e shtetit, nga varfëria, nga tmerri për të kapërcyer muajin pa shumë borxhe, nga skamja, nga urdhri i shefit që të lë pa punë po nuk more pjesë në mitingun e partisë. Të gjithë më thonë të njëjtën gjë: Po detyrohen të marrin pjesë në mitingun e Saliut.
Iu them të gjithëve: 22 vjet kështu është abuzuar me ju. 22 vjet kështu është tradhtuar besimi i qytetarëve se politika mund të ndërtojë mirëqenie dhe paqe, pavarësisht votës. 22 vjet kështu është vrarë shpresa. Por kjo praktike do mbarojë. Besomëni do mbarojë. Pas 23 qershorit, askush nuk do jetë i detyruar të bëhet mitingash me zor”, shkruan Tahiri.
Sali Berisha po i fiton zgjedhjet sepse po punon dhe ka nje parti te forte dhe te konsoliduar. PS-ja eshte e ndare dhe kete ndarje e beri Sajmir Tahiri, Erjon Veliaj dhe te gjithe G99 qe na solli Edi Rama ne partine tone. Lere Berishen se eshte bere mjeshter o Sajmir po ik nga partia se nuk di ti si fitohen zgjedhjet. Do vije Fatos Nano se ai eshte lider i se majtes. Ju ik hapni ndonje shoqate tjeter se ka plot fonde sorros. Thirrje G99:Na lironi Partine tone………
Kur do vi ajo dite mos ja shofim surratin ne tv kermes, mallkimet e popullit do ta zene. Pac fatin e presidentit kolumbjan sa me shpejt.
Pse more Sajmir kur ishte Edi Rama kryetar bashkie nuk I detyronin punonjesit e varesise shkoni neper mitingjet. Une di shume raste pasi kam njerezit e mi qe I kane detyruar sa ne shesh e sa ne KQZ. Te lutem kete. Teme e ke te humbur I nderuar. ( Ke te gjithe mundesite te pyesesh edukatoret e cerdheve dhe kopshteve)Do te kishe kredo e ze akoma me te forte nqs kryetari yt sdo da kishte bere si praktike por fatkeqesisht e ka bere.
Populli mban mend PS e fitores me Kastriotin dhe jo Sajmirin, me Arten dhe jo Eglantinen,me Ilirin dhe jo me Edin. Ju jeni humbsa. Askush nuk ju voton se jeni te pa bese dhe manipulator. E shkaterruat PS-ne. Nuk e di a mos punoni per Berishen ju? Thirrje Mjaftit: Ik nga PS….
Ate qe themeloi P.D. Sala , herojin e demokracis z. Azem Hajdari sa ishte gjalle i hoqi dhe mandatin e Deputetit dhe per te mos e kishte avale e ekzekutoi. Ky eshte KROKODILI Sali qe ha vetem mish njeriu
Po qe se Sala eshte demokrat,papa eshte mysliman
KY HAJVAN E KA MONOPOLIZU ÇDO LEVIZJE QE U BO NE DHJETOR DUKET SE KY VETEM I BONI PROTESTAT KY E HUDHI BUSTIN KY DHE VETEM KY TANI PYTJA LIND MIR KOMUNIZMIN E HOQEM SE ISHTE I KEQ PO TI OR MIK ÇA KE BO PER KET VEN.KOMUNISTET E MOREN NJE VEN FEUDAL INJORANT ME SHUM PAK SHKOLLA TE MESME SE SHKOLLA TE NALTA SBOHEJ FJAL.BONI HEKURRUDHA FABRIKA SHKOLLA PROFESIONALE DHE KTO NE 45VJET TI MOR NJERI I KEQ JO VETEM QE NUK PERMISOVE ASGJO PO PO I PRISH ENE ATO PAK GJONA QE LA KOMUNIZMI PLUS PO FUT EDHE NJI GJO SHUM TE KEQE QE ESHT NDASIJA KRAHINORE ,SE MOR VESH ÇA DO ME FESTU NE SHESH IK LARGOHU SE BOLL DOM I KE BO KTIJ VENI O GANGREN
I nderuar zoti Sjamir Tahiri ! edhe une i majt jam dhe kete e them jo vetem per bindjet qe kam tek konceptet dhe parimet qe mbarte e majta , por edhe se vete jetesa e ime eshte e ndertuar dhe e mbeshtetur ne nje ekonomi te mesme qe veq sa sigurojme nje jetese normale me punen dhe djersen tone . Ne programin e Parise Socialiste nje nga angazhimet kryesore te saj , qe perben edhe themren e AKILIT te ketij programi , eshte edhe TAKSA PROGRESIVE . . Tani o i rrespektuari im , si mund ta zbatosh ti kete takse pasi me ata aleat ose edhe nga te tuajt me gjendje pasurore prej milioneresh qe ke aty perbrenda PS ?. Mos harro se menyra e te menduarit eshte e lidhur me ate te jetuarit . Eshte e veshtire qe nje milioner te jete dakort me aplikimin e saj se do cenohej interesi i tij duke paguar me shume . SHembullin me konkret patem ne zgjedhjet e kaluara kur Ilir Meta edhe pse kishte marre votat e socialisteve , nga frika e ketyre taksave iku dhe u bashkua , si hajduti tek hajduti , me Sali Berishen . Kjo menyre propagande edhe mua qe jetoj ne fshat dhe pse i mirepres sidomos ato parashtrimet e programit te PS , per ndihmat ndaj bujqesise , kur bije fjala per zbatimin e kesaj “takses progresive” me lind dyshimi se ka hile , hile ,qe po nuk u seleksionuan ,pra po su larguan milioneret e fshehur nen cadren e PS partia jone e zemres do na zhgenjej siq i ka zhgenjyer e tradhetuar edhe PD te vetet , shumicen ,se pakica dihet ,kane kapur qiellin .
Ata milioneret po nuk u taksuan, nuk do kene bleres dhe keshtu qe i pret rrenimi total. Ca gjera qe nuk i dini me mire mos i thoni. Taksa e sheshte nuk ka dhene rezultat ne asnje vedn ku eshte perdorur, kuptohet eshte nje tip subvencioni i terthorte per investime dhe ky shtet pa kellqe e provoi ta bente dhe deshtoi, sepse ata milioneret e tu nuk e perdoren per investim, por e mbajten si fitim per vete. Prandaj mos u tremb ti qe nuk je milioner, sepse masa e takse do behet nga ekspertet bashke me milioneret, ne ate mase sa te mos dekurajoje milioneret dhe te mos shkaterrohet shtresa e mesme, por te garantohet edhe nje rishperndarje optimale.
Mos beni politike per politike, sepse kjo politike fiskale e propozuar nga PS do ta sjelle ne pushtet me vote plebishitare, sepse 95% e popullsise fitojne prej saj. pyeti pak te varferit si ju duket 200 lekshi i vjeter???
NUK KONDICIONON TAKSA NUMRIN E KLIENTEVE NDODH E KUNDERTA SA ME PAK TAKSA PER MILIONERET AQ ME ATRAKTIVE ESHT BIZNESI .PROBLEMI ESHT SE A ESHT I APLIKUAR NE SHQIPRI ME KET NUMER BIZNESMENESH NE TE FUTUR NE POLITIK .NUK E KAM IDEN SI FUNKSJONON TAKSA PROGRESIVE SEPSE AS JETOJ NE SHQIPRI DHE AS E KAM LEXUAR KET PROJEKTLIGJ POR DI QE SIDO TE JETE LIGJI NUK MUND TE APLIKOHET PA NJE INSTITUCION FINANCIER TE PAVARUR GJE POTHUAJSE E PAMUNDUR ME KET NIVEL NDERGJEGJE QE ESHT SOT.ME ÇUDIT FAKTI QE NE NJE PARTI SOCIALISTE KA AQ SHUME DEPUTET BIZNESMEN QE SKANE FARE LIDHJE ME KET KAUZ.KTA DEPUTET TE ARDHSHEM DO JENE PENGESA KRYESORE KUNDER TAKSAVE REALE