PD: Veliaj jep me koncesion parkun “Rinia”

Saimir Lleshi

Partia Demokratike ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se ai ka dhënë 9 vendime hajdutërie në një ditë të vetme. Megjithëse vendimet nuk janë marrë ende nga Këshilli Bashkiak, këshilltari i PD-së, Fabian Topallaj, tha se 9 vendimet që pritet të merren përkeqësojnë jetën e qytetarëve.

“Pas rreth 2 muajve pa u thirrur Këshilli Bashkiak Tiranë, mbledhja më e rëndësishme e vitit ku diskutohet buxheti dhe paketa e ndryshuar e taksave vendore të kryeqytetit do duhet të vendosë edhe për dhënie koncensionesh mu në zemër të Tiranës për klientet e Veliajt dhe padronit të tij, për transferim pronash publike të kryeqytetit pa shpërblim në favor të të tretëve dhe deri për rrëzimin e Planit Vendor të kryeqytetit në funksion të rrëzimit të barrierave ligjore që pengojnë Veliajn në miratimin e lejeve abuzive të ndërtimit”, theksoi ai.

Sipas PD-së, parku Rinia që u nis nga Rama për t’u dhënë me koncension po bitiset nga Veliaj sot. “Dhe pse 8 vite më pas, klienti i qeverisë do të marrë për 35 vite me koncension një nga asetet më të çmuara të qytetit të Tiranës, me të njëjtat terma referencë si përpara 8 vitesh”, thotë ai. /Dita/

 

Share This Article
1 Comment
  • cjane keto te cmendur ;;; ne cdo vend ne bote parqet jane gratuit ;;;qe te pushojne njerezit ;;; keto te cmendur duan te perfitojne ;;;;; te futen ne burg keto hajduta ;;se po e c nderojne popullin ;;;;; parku me qirra ;;;ha ha ha ha kam degjuar lexuar idiotizma ;;por kete gje kurre nuk e imaginoja ;;;dhe te prsihin pallatet qe beri rama basha te bejne parqe per femijet ;;;por se dine se parqet jane mushkerite e qytetit ;;; e njerezimit ;;;;;jo kete gje se dijne te zgjuarit ;;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *