PD: Vëllai i Fatmir Xhafajt, në kërkim për trafik droge

redaktor

Partia Demokratike, përmes një deklaratë të shpërndarë për mediat, ka denoncuar sot faktin se vëllai i deputetit Fatmir Xhafaj, njëkohësisht kreu i komisionit për Reformën në Drejtësi kërkohet nga drejtësia e Venezuelës për trafik droge.

Sipas PD, e shkuara kriminale e vëllait të Xhafës nxjerrin në pah këmbënguljen në skemën për kapjen e prokurorëve dhe gjykatësve, e gjithë institucioneve përmes kunetërve e besnikëve të devotshëm

Deklarata e plotë e PD

Faktet e fundit në lidhje me të kaluarën kriminale të vëllait të Fatmir Xhafës, të caktuar nga Edi Rama në krye të komisionit për Reformën në Drejtësi, nxjerrin në pah këmbënguljen në skemën për kapjen e prokurorëve dhe gjykatësve, e gjithë institucioneve përmes kunetërve e besnikëve të devotshëm.

Sidomos lajmi se Venezuela ka sjellë në Shqipëri një kërkesë ekstradimi për vëllain e Xhafës në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, zbulon nevojën e tij për të qenë në krye të reformës e për të kapur me çdo kusht drejtësinë.

Nëse do funksiononte skema Xhafaj-Rama, me kunatin Berberi e vasalin Dvorani, e të tjerë toga kamikaze, dosja e drogës do pastrohej, e kaluara do fshihej, trafikanti ndërkombëtar që e ka vëllain kryetar të Reformës në Drejtësi do të shpëtonte.

Por Rama, Xhafaj bashkë me vëllanë në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga Venezuela në Spanjë e Itali, nuk ia dolen dot të nënshtronin drejtësinë dhe standardet e Venecias e përkushtimi i opozitës dogjën skemën e tyre mafioze.

Pse hesht Xhafaj për faktet që kanë dalë në dritë?

Pse nuk reagon Rama?

E provuan duke fshehur kërkesen e Belgjikës për Frrokun dhe dështuan. Sa herë kanë ndërmend të qendrojnë mbi ligjin për interesat e krimit? Tik-taku i kohës se bandës po ecën me shpejtësi. Po vjen ora e ligjit dhe e drejtësisë.

Share This Article
7 Comments
  • Kur duan te perbaltin e shpifin,nxjerrin deklarata pa emer pa asgje,qe mos te kete mundesi njeri qe ti hedhe ne gjyq.

    Cfare parti llumi qe eshte,njerez pa turp.

  • po venezuela nuk di ku ka koken jo te bej kerkese extradimi per xhafen,eshte shtet i falimentuar o saali,

  • Jini me te vertet fantastike.Askush ne politiken boterore nuk mund te krahasohet me JU.Eshte e sakte se lufta per nje drejtesi korekte dhe brenda standarteve eshte imediate per vendin tone.Kjo kerkohet me force si nga mazhoranca ashtu dhe nga partneret tane SHBA-BE,por loja qe ju beni me Like floririn eshte fantastike.Dosjet qe po mbajne ere myk ne tavolinen e k/prekurorit (si i thone kosit kur e perzien me uje)per korupsionin galopant ne vjedhje,krime e deri ne tradheti kombetare nga banda e SH.Q.U.P.it me Sali Berishen ne krye,Lulken yllin ne ngjitje,apo ate qe kerkon konsensus me keta kriminele ILIR METEN i filmuar me ze dhe figure.Pra jini JU o sharlatane qe i trembeni reformes jini objekti i pa gjykuar dhe nuk dorzoheni per te destabilizuar vendin apo te pengoni miratimin e draftit per ta kthyer ata ne nje pacavure ne sherbim te klanit tuaj mafioz.Eshte me se e nevojshme miratimi i ligjit mbi Vetingun ku te eleminohet nderhyrja e cdo manovre te politikaneve tane mbi drejtesine ku mbas kesaj nuk do te kete me nevoje per konsesusin e LIKES qe tani na u kujtua te punoje per shqiperine duke kerkuar kosensus me kriminelet dhe hajdutet,aleatet e tij shpirterore me Saleh SHeqere Berishovici.

  • Vellai i Xhafajt dhe reforma ne drejtesi jane dy gjera pa lidhje fare. Sepse i bie qe Vellai = Populli !?.
    Ne rast se vellai i Fatmirit do te ishte president i Shqiperise, pra perfaqesues i unitetit kombetar, atehere edhe mund te behej ndonje lidhje.
    Po sa kohe vellai i Xhafajt eshte nje individ i lire dhe i pergjegjshem per veprimet e tij ne jeten private, ai nuk ka lidhje, sado te perpiqet PD, me reofrmen ne drejtesi.
    Arsyetimi i PD, qepja me pe te bardhe, eshte nje nonsens IDIOT qe ndodh vetem ne Diktature. Per shembull, po ndodh ne Turqine e Erdoanit. Dhe po te ndjekim logjiken e PD i bie se reforma ne drejtesi eshte nje Grusht Shteti i suksesshem – ne Shqiperi !?.
    Te SHQUPI edhe vdekja ka gjetur belane, nuk e lene te vdes rehat. Le pastaj mendimi i parparuar.
    SHQUP ka cofun, sado ta mbeshtetin amerikanet. Keta te fundit nuk kuptojne se: 25 vite pervoje e keqe politike me PD nuk jane pak vite shkolle per popullin shqiptar. Ngaqe, ndersa vetedija popullore rritet perpara cdo dite, vetedija e SHQUPIT renohet poshte e me posht cdo dite e me keq. Pra, kemi dy vektore me kahe te kunderta, ku vektori popull nuk mund te ndalet ne rrugen e vet. Prandaj, pervec tjerave, investimi amerikan te lideret e PD do te rezultoje nje flluske sapuni. Sic u ndodhi edhe me Saliun.
    Po ka edhe nje tjeter problem, qe eshte se: te flasesh me amerikanet per PD eshte njelloj sikur te flasesh me shurdhet, sepse amerikanet “dine cdo gje, kudo, kurdohere” !?.

  • Booooo booooo. Cfare kamikazesh te semure jeni. Ska rendesi kush e thote more kafshe me dy kembe. Rendesi ka qe ajo qe thone eshte e rende dhe e veetete.
    Apo jo. Lora

  • Mire qe ti qenke fshatar pa fshat po qenke edhe pa mend. Po si more nuk ka lidhje vellai i Xhafajt me Xhafajn. Po atehere ti qenke kunder reformes ne drejtesi. A e kupton o teveqel se keshtu minimumi ka konflikt interesi. Apo ti thua se ky do te votoje qe te fuse vellain ne burg. Po pse shkruani kot kur nuk dini as abc-ne e ligjeve o poplli. Eh te shkretet ju prandaj ju perdorin si lecke sa here kane nevoje politikanet. Leri ore vektoret po meso minimumin per te mbrojtur interesat e tua jetike si fshatar pa fshat qe te mos perdoresh si mish per top si ata 4 te shkretet me 21 janar. Me dukesh si ata te turmes se protestuesve qe kur e pyeten per “vetting-un” e ngaterronte me “meeting-un”. Pika qe nuk u bie!!!

    • Po lejeni plakun e SHQUPIT te gezoje se po i vjen ora,prandaj ben si ato grate e keqia, shif shkelzenin dhe giten,nuk mund te baltozesh nje figure si z.Xhafa qe ka sherbyer me perkushtim e dinjitet gjithe koto vite ne politeke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *