Opozita e konsideron akt të turpshëm dhe korruptim vendimin e Bashkisë së Tiranës për të rritur çmimin e biletës së autobusëve urbanë.
Këshilltarja e PD-së në Këshillin Bashkiak, Reila Bozdo tha se qytetarëve të Tiranës do t’u merren rreth 5.5 milionë dollarë më shumë në vit nga çmimi i biletës.
“Qytetarët e mbajnë mend mashtruesin Veliaj se si doli vetëm 4 ditë më parë dhe premtoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës madje ai do të drejtonte vetë dhe autobusin dhe shërbimi nuk do të ndërpritej. Kjo deklaratë e Veliaj s’ka qenë gjë tjetër veçse presion ndaj shoqatave të transportit për të rritur ryshfetin në skemën konspirative dhe korruptive që ndërtuan së bashku për të zhvatur qytetarët”, theksoi ajo.
Bozdo tha se kryebashkiaku mund t’i kishte kërkuar qeverisë që të hiqte akcizën e naftës për transportin publik. Ajo u kërkoi qytetarëve të Tiranës që të ngrihen në protesta. /Dita/

Ju lumte kelysheve te PD-se se ju erdhi LEPURI NE SHTEG!
Kjo loje e ndyre e PD-se qe nxiti MAFIEN E URBANEVE te kerdenonin per rritjen e cmimit,ia arriti qellimit!
Te paaftet dhe te korruptuarit e Bashkise PS-LSI e hengren KARREMIN dhe pranuan LOJEN E NDYRE te mafies ne vend qe te gjenin zgjidhje tjeter dhe shume te thgjeshte!
Jam antar i PS-se dhe pronar i 2 autobuzeve qe i perdor ne linjat interurbane!
Transporti Urban ne Tirane eshte aq fitmprures,sa jam gati te dorezoj licencat qe kam dhe te kryej edhe me 20 leke bileten kete sherbim!
I ketij mendimi jane edhe shume pronare autobuzesh ne Tirane!
Bile jane gati edhe shume pronare autobuzesh te rretheve,qe ta kryejne kete sherbim me 20 leke bileta!
Por Erion Veliaj u dorezua para kercenimit te MAFIES se Urbaneve,ose nga pa aftesia ose nga korrupsioni!!
Ne se keto firma do dilnin me humbje,duhet te shpallnin falimentin e jo te kercenonin Bashkine!
Bashkia duhet vte bente nje verifikim real ne cdo linje qofte edhe per nje dite se sa pasagjere hipin neper autobuze dhe te nxjerrin fitimin ditoe,mujor e vjetor!!
Me siguri jane MILIARDA LEKE FITIME!!!
Sidomos linjat e UNAZES,Kinostudio-Kombinat dhe Tirana e Re kane fitime KOLOSALE dhe eshte TURP DHE KORRUPSION QE BASHKIA KETO LINJA NUK I ADMINISTRON VETE!!