Partia Demokratike, përmes deputetit Eduard Halimi ka publikuar këtë të martë një video që sipas saj provon manipulimin e zgjedhjeve nga koalicioni qeverisës.
Në një deklaratë për mediat, Halimi ka denoncuar rastin e kutisë së votimit në fshatin Rushaj, ku sipas tij komisionerët e PS dhe LSI kanë hedhur vota fiktive.
“PD publikon sot një provë sesi mazhoranca masakroi zgjedhjet e 21 qershorit. Në fshatin Rushaj, kutia e votimit është tejmbushur me vota nga komisionerët e PS dhe LSI. Në videon tonë duket qartë që komisionerët e majtë kanë mbushur duart me fletët e votimit, ndërsa komisionerët e PD janë nxjerrë me forcë jashtë. Gjithashtu, në kuti u gjetën 838 fletë, kur kanë votuar vetëm 337 persona. Kjo video flet qartë për manipulimin e zgjedhjeve nga pushteti”, ka thënë Halimi.
Deputeti demokrat ka nënvizuar se të njëjtat përpjekje koalicioni i majtë bëri edhe për kandidaten e tij në Shkodër, Keti Bazhdari, duke hedhur në favor të saj 331 vota.
Në fund, Halimi i ka bërë thirrje misionit të OSBE/ODHR që të marrë parasysh këtë provë të prezantuar nga opozita në raportin përfundimtar për procesin zgjedhor.

Po pse jane kaq ordinere keta halite, halimra e co.Apo se nuk e pranojne dot se populli nuk I do.Cfare video eshte kjo, nuk tregon as tejmbushje, as mbushje, as nxjerrje me force si ne Kohen kur vepronte pd -ja ne pushtet.Pse genjejne kaq hapur dhe kaq pa turp. Mos mendojne se njerezit jane kaq budallenje naïve qe ti besojne.