Ndryshe nga protesta e parë, në protestën e sotme, Partia Demokratike i ka mbledhur vetë mbeturinat në sheshin përpara ndërtesës së Parlamentit.
Një pjesë e protestuesve me doreza plastike dhe qese të tilla kanë mbledhur mbeturinat.
Duket se gjoba e vënë nga Bashkia e Tiranës në protestën e 8 dhjetorit prej rreth 190 milionë lekë, duket se i ka detyruar demokratët që krahas protestës kundër qeverisë të kujdesen edhe për ambientin. Atyre u janë bashkuar edhe punëtorët e pastrimit të Bashkisë së Tiranës. /Dita/

Do zoti marrin iniciativen dhe pastrojne te gjithe ” plehrat” qe Kane Brenda partise. Keshtu do te vinte ne drite nje parti e paster dhe e afte er te bere opozite.
Shyqyr qe u bashkuan pozite e opozite per te mbledhur… plehrat. Bravo Luli! Mbledhja e plehrave te shkon shume per shtat. Shenje e mire kjo…
Bravo Luli ,keshtu fiton pike.
Edhe Erjonka ka zene mend pas denoncimit qe iu be per fallsifikim firme dhe pas perzenies qe i bene studentet ndersa po pergatiste reklamen e radhes.Tashme eshte kaq te bindur ne besimin qe ngjallin ne popull sa levizin me nga 4 truproje.