PD: Zyra e re e Punës, Rama po krijon fasada

redaktor

Partia Demokratike akuzoi sot Qeverinë se po krijon fasada dhe jo vende pune. Në një deklaratë për mediat, një ditë pasi Kryeministri Edi Rama inauguroi Zyrën e re të Punës në Tiranë, deputeti demokrat Myqerem Tafaj e cilësoi thjesht si shoë ceremoninë e zhvilluar, pasi sipas tij ky shërbim ofrohet në Shqipëri prej 9 muajsh. “Qeveria e Partisë Demokratike e ka nisur këtë projekt që në mandatin e saj të parë, dhe me pilotim arriti ta realizonte në Tiranë e në Korçë, falë edhe bujarisë së qeverisë Suedeze. Prej 9 muajsh, shërbimi ofrohej në 36 qytetet e vendit“, tha Tafaj. Sipas ish-ministrit të Arsinimit në Qeverinë ‘Berisha’, vendet e reja të punës ishin të vlefshme dhe mund të kontrolloheshin nga qytetarët e vendit, në çdo qytet të Shqipërisë, on-line, por ndihma për të papunët jepej edhe nga punonjësit e këtij shërbimi në këto zyra.

Është qesharake se si për një dekor, për një tapet dhe për një fasadë të re, qeveria e Ramës të trumbetojë sikur dje ka ndodhur mrekullia. Edhe zyra e inauguruar dje, në fakt ofron ato vende pune që ishin ndërkohë të shpallura nga zyra e punësimit në Tiranë. Pra nuk kemi asnjë vend të ri pune, por kemi thjesht një fasadë të re në qytet. Premtimi i Edi Ramës për hapjen e 300 mijë vendeve të punës nuk mund të fshihet me akte televizive dhe me shfaqje me ngjyra“, tha Tafaj.

Sipas tij, ky premtim nuk realizohet duke mohuar punën e qeverisë paraardhëse dhe shërbimet ekzistuese. “Vendet e reja të punës hapen vetëm me vizionin e duhur, me platformën e duhur, dhe hapen kur qeveria punon shumë, dhe jo kur krekoset para kamerave pa bërë asgjë”, përfundon deklarata për mediat e deputetit Tafaj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *