PDIU dhe Shoqata Çamëria kanë dërguar në mënyrë zyrtare drejt çdo ambasade të vendeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, rezolutën për çështjen çame dhe relacionin shpjegues.
Në një deklaratë për shtyp, PDIU-ja thekson se të gjitha ambasadat e kanë marrë këtë rezolutë, përveç ambasadës greke në Tiranë, e cila ka refuzuar të marrë, qoftë edhe letrën e projektrezolutës.
“Refuzimi i marrjes së korrespodencës nga ambasada greke për rezolutën e dorëzuar nga postierët e Postës Shqiptare nuk është arsyetuar” thuhet në deklaratë.