Këto janë 22 bashkitë ku mund të pengohen zgjedhjet e 30 qershorit

Leda Hysa

Partia Drejtësi për Integrim dhe Unitet i është bashkuar dy aleatëve të tjerë në opozitë, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke mos njohur 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale në dy bashkitë që drejtohen prej saj, Rrogozhinë dhe Peqin.

Këto dy bashki, ashtu si bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI, i kërkojnë KQZ-së që të lirojë ambientet e zëna dhe të heqë listat e zgjedhësve të afishuara në institucione.

Përveç Rrogozhinës dhe Peqinit, këtij vendimi i janë bashkuar edhe bashkitë e Prrenjasit, Skraparit, Beratit, Gjirokastrës dhe Delvinës, të drejtuara të gjitha nga LSI.

Sa i përket bashkive të PD-së, nuk ka një konfirmim përfundimtar nëse shfuqizimi i 30 qershorit është njohur në të 15 bashkitë e drejtuara nga kjo forcë politike.

PD drejton në Shkodër, Kamëz, Lezhë, Pogradec, Kukës, Vau i Dejës, Devoll, Mallakastër, Mat, Vorë, Selenicë, Tropojë, Përmet, Klos, Dropull.

Nëse të gjitha bashkitë e PD-së do i bashkohen këtij vendimi, numri i bashkive që nuk njohin 30 qershorin do shkonte në 22.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kryebashkiakët e djathtë dhe ata të LSI-së që të mos ndjekin kryetarët e tyre, por të japin llogari përpara qytetarëve.

Ndërsa nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, gjatë një interviste televizive tha se kryebashkiakët që nuk pranojnë të organizojnë zgjedhjet në 30 qershor do të ndiqen penalisht.

Presidenti Ilir Meta shfuqizoi 30 qershorin pasi, siç tha ai, vendi po shkonte drejt një përplasje të rrezikshme. Ai ende nuk ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Shteti duhet te veproje dhe arrestoje nxitesit e ktij Rrevolucioni Talibanesh

    e mos te bej idiotin duke ardhur cdo dite anes Kazanit

    o shte i pjerdhur !

    Duhet te merren zvarre naten por edhe diten para te gjitheve kapot
    qe bejne gangsterrin para Shtetit gje e cila ka efekt

    direkt ke populli dhe akoma me shume ke shkerdfhatat

    me prejardhje nga Afganistani ,ardhur ne Shqiperi

    me dundjet e hordhive Turke para 500 vjetesh

    dhe sot i sherbejne te njejtes kaus Antishqiptare .

    Mosexzistences te Shtetit Shqiptare ,nxitur sot edhe nga shtete Putanash so Greqia e Serbia

  • Per Gjirokastren qe e njoh mire , LSI stet nuk e mbajne dot as per 1 ore me shume se i kapin per bythesh dhe i hedhin ne kazanin e plehrave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *