PDIU i bën ftesë Mesila Dodës: E ke derën e hapur

anazapta

Menjëherë pas vendimit të Mesila Dodës për t’u larguar nga PD, për deputeten e Kuvendit ka ardhur ftesa nga PDIU. Kryetarja e Forumit të Gruas në PDIU, Vjollca Braho, në një koment në postim e Dodës i jep mbështetje për vendimin e marrë duke i kujtuar se dera e PDIU-së për të është e hapur.

“Mikja ime, ti je një nga politikanet femra që ke dhënë një kontribut shumë të madh në politikën shqiptare. Je kurajoze për ta thënë hapur mendimin tënd e je një vlerë e shtuar që nga koha e pluralizmit e deri më sot kontributi dhe përvoja jote do të ishte nder për çdo parti. Derën e PDIU-së e ke të hapur…”, shkruan funksionarja e lartë e PDIU-së.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *