PDK e LDK arrijnë marrëveshje në prani të Jahjagës e Jacobsonit

Dita

Është arritur marrëveshje në mes të PDK-së dhe LDK-së. Lajmin e ka bërë publik presidentja Atifete Jahjaga, përmes profilit të saj zyrtar në Facebook.

Kryeministrin do e ketë LDK, ndërsa parlamentin do e ketë PDK. Ministritë do të ndahen 50 me 50.

Isa Mustafa do të udhëheqë me ekzekutivin në koalicionin në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sonte në një takim të përbashkët me kërkesën e tyre kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, zotëri Hashim Thaçi dhe kryetarin e

Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotëri Isa Mustafa, në kuadër të përpjekjeve për krijimin e institucioneve të Kosovës. , Koha.net raporton se në takim, me ftesën e Presidentes Jahjaga, mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.

Në takimin e zhvilluar në Zyrën e Presidentes, me nismën e dy liderëve, zotëri Thaçi dhe zotëri Mustafa u pajtuan në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak ndërmjet Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, konformë Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Të dy liderët politikë theksuan përkushtimin e tyre për përmbylljen e shpejtë të procesit të ndërtimit të institucioneve në bazë të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe parimeve kushtetuese që ruajnë karakterin shumetnik të Republikës së Kosovës, përmbushin obligimet ndërkombëtare të rendit dhe ligjit dhe forcimit të rrugës euroatlantike të vendit tonë.

Share This Article
10 Comments
  • Edhe populli i kosoves qenka shume i trashe mjer keta cdo heqin eshte bashku iriqi dhe gjarpri bashke imagjino se cfar del per ket popull trim kar dhe liridashes. E vertetune qe jane kokrrat gomorit sepse per te trashe i njef gjith bota u bashkun dy bandat udb dhe hajnat e xhepave te zvicres.

    • Populli Kososves ka votuar me shume keta te dy lider dhe u takon atyre ta bejne qeverin. Dhe per ato qe ti ofendon popullin Kosovare nuk tregon gje tjeter vetem tregon nivelin tende prej “intelektuali”.

  • Para pak orësh ishte arritur koalicioni mes Thaçit e Ramushit kurse tani çdo gjë u përmbys??? Nuk ja kam besën hiç L D K? Më duket se Kosova po mer tatëpjetën me këtë koalicion të urdhëruar siç thotë ” Arben”!? Koalicion i panatyrshëm si çdo koalicion i urdhëruar? E panatyrshmja vdes?

    • @ Zoti Pllumb Zaimi . Kosoven e udheheqin ata qe e kan ne shpine
      nje bagazh te rane imoralitewti , hajnije, vrasjeve , poshtersive te
      panumerta LDL-istat jane nje grumull berllogu me apetit te qfrenuar
      per pushtet Jan grumbulli i frgacakve qe pula me u kokorize ne oborr
      u nderprehet frymemarrja Ne ate kryesi jan boshti i halabakve
      Hajna qe mire e me kujdese i mshefin ferkemt Pa burrnjija e pabesija
      jan krenari e halabakve me kryehallabakun Mustafa Ne anen tjeter
      Karrahbat e PDK- es jan bere toprakli me fondin qe i paten vue
      emni ,, Vendlindja Thrret ” Ne realitet ky fond eshte hargjue mjeshtrisht
      dhe defakto mund te quhet ,, Vendlindja po buhet ” Per ta bue e perqite
      kosoven kryehajdutet e shtabit te turpit te krijuar e ndihmuar nga
      harambashet e tiranes qe u duhej mjegulla e zeze e me te zeza
      Kosoven e prene ne bese e beren gjelat te atedhetarve Me apetit
      per pushtet e karrige nuk ngeli mrapa as analfabeti Ramush
      U qyrrav e jargav thua se ai e qliroj kosoven i vetem e pa popull
      ushtar ! Vetevendosje eshte me njerz te rinje te pa djallezuar
      Por nuk u pelqejne dellave e sorrave te amerikes mike

    • Miq te dashur po u vjen hyqmet !
      Veq sa sthueni haj medet
      Per kosoven cka e gjete
      Per karrike e per pushtet
      sgjidhet fjale e sgjidhet mjet
      Me gjak toka mire ashte la
      Politika nuk e pate pa
      Jan ule derrat per sefa
      Bajne pazare e bajne kerdi
      veq me vue bythen nskemli
      Me i ba veti pasuni
      Bashk jan ba hajna e mafi
      Ntemel prishin trashigimi
      Nuk na lane ma krenari
      Fjale e bese ska ma shqipetari
      qysh e patem djale mase djali
      Politika nuk nxan vend
      Eshte fitue posti me rrene
      Gjith me rrene e me tradhti
      Qela e qosa po bajne kerrdi
      Eshte ba populli jabangji
      Ska kosova pamvaresi
      Si serbija kjo qeveri
      Rrenca e hajna kulltukgji
      Per milet bash hiq sjau ni
      veq per veti per pasuni
      skan pase breke keta harama
      Te shpresojme do u nihet xhama
      Sa ta hupe populli durimin
      e dheze flaken e ia qet timin
      Nuk durohen keta karagjoz
      Nuk durohen keta teveqel
      Shesin pezhgven per reqel
      Ne cdo minut po hupe dfurimi
      Ka me uardhe keq perfundimi
      Ketyre qenav qe jan terbu
      Qytetarin tue mashtru
      Duert me gjak hecin serbez
      Po nukmahet minarja nthes
      Kadal dalpo u del boja
      Hajna e rrenca e kauboja
      Veq i pret plumi te goja
      U pershendes ju miq te mi
      Mjere kosova bashk me shqipri
      Kemi pase rrezik te zi
      Spo jepe populli vatanli
      Me ia pase bota lakmi
      Qe man fjalen e ka besen
      A kem kohe kete dite ta presim!

  • Me vjen keq per nje gje, se komentohet ketu per “Popullin e Kosoves”, a thua sikur eshte ndonje popull tjeter, Po Shqiptar jemi te gjithe. Sa per ate qe LDK dhe PDK gjeten gjuhen tani me duket nje budallallek?? Po kur qenkan kaq afer programet , apo kur u be burre i mire Thaçi pse ndenje 6 muaj ??!! Por si kudo, ne Shqiptaret bejme ate qe na thone te tjeret dhe jo ate qe do populli . U shkofte mbare fejesa , megjithese, as qe e njof situaten ne kosove, por me duket se me ato qe jane thene deri tani midis te dy palve..veshtre se ka “dashuri” ne kete lloj martese, dhe ne raste te tilla, “martesat” per interese nuk rezistojne dot gjate, kushdo qofte “lajmesi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *