PDK shpreh shqetësimin për shifrat e abortit në Shqipëri. Demokristianët thonë se ky fenomen ka marrë përmasa të frikshme, duke kërcënuar ekuilibrat shoqërorë dhe njerëzorë. Sipas tyre, Parlamenti duhet të rishikojë ligjin për abortin. Reagimi i demokraistianëve vjen një ditë pasi në një nga lagjet e Tiranës u gjet një fetus i hedhur në një kazan plehrash.
Fetusi tremuajsh i hedhur në kazanin e mbeturinave u nxor në rrugë nga një mace, duke shkaktuar alarm te banorët e lagjes, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.
Shqipëria konsiderohet ndër vendet me numrin e aborteve më të lartë. Sipas studimeve të kryera nga USAID, përllogariten 230 aborte në 1000 lindje të gjalla, ndërkohë që në vende të tjera të Europës përllogariten vetëm 28 në 1000 lindje.