Parlamenti Europian i ka kërkuar Ankarasë lirimin e menjëhershëm të dy ushtarakëve grekë që mbahen në burgun e Adrianupolit, pas arrestimit të tyre në fillim të marsit disa metra brenda kufirit turk.
Të gjithë eurodeputetët kanë mbështetur Greqinë, duke dënuar qëndrimin e Turqisë, që – siç kanë theksuar, – prek shkeljen e të drejtave të njeriut dhe shtetin e së drejtës. “Është qesharak preteksti turk se dy ushtarakët përbëjnë kërcënim për Turqinë”, ka deklaruar presidenti i Komisionit Europian.
“I thashë (Erdoganit) se nuk do ta pranojmë këtë, se përpara Pashkëve ortodokse donim të liroheshin këta persona. Është qesharake të thuhet se dy oficerët grekë që bënë një gabim në kufi kërcënuan Turqinë. Është qesharake”, u shpreh Jean-Claude Juncker, president i KE-së.
Nga ana e saj, Turqia ka kritikuar BE-në për qëndrimin ndaj Ankarasë. Gjithashtu, në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme këmbëngulet se zona ajrore, detare, si dhe shkëmbinjtë e ishujve Imia, për të cilat është futur në konflikt me Greqinë, i përkasin Turqisë duke ngjallur reagime në Athinë. Madje, portale greke thonë se përreth kësaj zone janë grumbulluar prej së martës në mbrëmje forca të mëdha ushtarake turke.
Ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka deklaruar në Parlament se Greqia nuk duhet të përkulet ndaj një lufte të pashpallur, hibride dhe psikologjike të Turqisë.
Ndërkohë, mediet greke kanë transmetuar orët e fundit pamjet nga vizita e kryeministrit Tsipras në ishullin Ro, pak para se helikopteri “Chinook” me të cilin është larguar prej aty bashkë me shefin e ushtrisë, Evangelos Apostolakis, drejt Rodosit, është ngacmuar gjatë fluturimit nga dy avionë ushtarakë turq, që i kanë kërkuar pilotit grek të jepte detaje të fluturimit.
Menjëherë janë ngritur dy avionë të flotës greke dhe kanë interceptuar ato turke, ndërsa vet Tsipras ka deklaruar prej aty se, Greqia do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj.
o.j/dita

Turqit kane marre kot! Po edhe greku dhjet gjak para tij. Me ne ben te fortin.
Kur ka qene lufta e fundit qe ka bere greku? Me camet, per turp te tyre e me Shqiperine ne ’49. Ku e ka pervojen e luftes? Ne misionet e NATO-s nuk shkon.
Turqia jo vetem qe ka ushtri te madhe por edhe e ka stervitur ne lufte: Pothuaj ne te gjitha misionet e NATO-s si dhe lufta ne Siri (per turpin e vete),
EDHE TURQIA I KA KERKUAR GREQISE TE
EKSTRADOJE USHTARAKET E SAJ PJESEMARRES
NE GRUSHT SHTETI, QE JANE NE GREQI.
Ka nje ndryshim te madh. Ushtaraket turq u dorezuan ne Greqi nga frika e Erdoganit. Ndersa ushtaret greke hyne padashur ne territorin turk Siç ngjau me 2 avionet ruse qe luftonin Isisin ne Siri dhe qe u rrezuan nga Turqia. me pas Erdogani i arrestoi ushtaraket tur dhe i kerkoi falje Putinit!.Persa i takon trimerise, greket e treguan ndaj Italise fashiste. Kur i vune perpara deri ne Skrapar. Po ashtu nje patriot grek e zbriti flamurin nazist nga Parteoni pa pyetur per jeten qe i kercenohej nga gjermanet. Edhe kur u çliruan nga turqit me 1830 greket, se bashku me arvanitasit sypatrembur, luftuan me heroizem kunder murtajes otomane. Kiji inatin, jipi hakun.