Sot në Parlamentin Europian është depozituar një projekt-rezolutë, që në thelb kërkon ndalimin e mbajtjes së perçes islamike në hapësirën publike. Projekt-rezoluta synon krijimin e një rregullore të uniformizuar për të gjithë hapësirën evropiane. Thelbi i saj bazohet në Kartën Europiane të të Drejtave Themeltare, kryesisht në referim të Kapitullit III, nenit 23 mbi barazinë gjinore, si edhe në vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në çështjen “S.A.S. kundër Francës”.
Projekt-rezoluta është hartuar duke marrë në konsideratë faktin se, ndalimi i perçes tërësore islamike garanton sigurinë publike, duke mundësuar verifikimin e identitetit të personit si edhe duke marrë parasysh faktin që ky ndalim siguron gjithashtu barazinë midis gjinive, duke iu kundërvënë vizionit patriarkal të shoqërisë. Në këtë projekt-rezolutë theksohet ndër të tjera se, ndonëse Islami është një religjion i vjetër që prej 14 shekujsh, perçja tërësore ka vetëm 70 vite që është në përdorim dhe se përdorimi i saj nuk është i parashikuar në Kuran. Fakti që Belgjika dhe Franca e kanë të ndaluar përdorimin e saj në hapësirën publike dhe fakti se edhe GJEDNJ e konsideron legjitim në vendimin e saj, tekstin ligjor që parashikon ndalimin e përdorimit në hapësirat publike, janë argumentet e tjerë të parashtruar në tekstin e projekt-rezolutës.
Projekt-rezoluta kërkon përfundimisht ndalimin e mbajtjes së perçes tërësore islamike në hapësirat publike nëpërmjet uniformizimit të rregullores evropiane. Ajo pritet sipas rregullave në fuqi t’i kalohet Komisionit, Këshillit dhe shteteve anëtare./im.ta/

– Ne Shqiperi mjafton te rivotohet Ligji i periudhes se Mbreterise i 3 Mars 1937 dhe mjafton.Ashtu sic eshte i formuluar vlen edhe sot.Nga 1937 deri 7 Prill 1939 nuk ka patur me veshje te tilla e as shami e cdo mulese sic jane sot.
– Gjithashtu duhet te rivihet Ligji i cili percakton qe “Udheheqesit e Komuniteteve fetare ne Shqiperi ,pamvaresisht nga Kongreset apo institucionet qe i caktojne duhet patjeter te kene Dekret nga Kryetari i Shtetit. Ne periudhen e Mbreterise Shqiptare jane Dekretuar nga Mbreti ,po Sot?
Une them me mire, kthehemi tek ligjet e enver bythes dhe i zgjidhim keto probleme.
Keto zonjat e nderuara e mbulohen me vullnetin e tyre e nuk te pyesin ty apo ndonje ekstremist tjeter se si e jetojne jeten, or byrazer.
Edhe keto hapa qe tentohen te ndermerren ne Europe, tregojne tendencat per ekstremizim dhe nuk mund kurrsesi te jene ne drejtimin e demokracise dhe te lirive.
Liria jote mbaron atje ku fillon e imja. Pse ti duhet qe ti te me shikosh per fytyre dhe une te mos kem mundesine te te shikoj ty. Sheshte e drejte ndaj shamia me mbulim te plote duhet shporrur. Europes i lumte.
NDALIMI I SHPREHJES SE BESIMIT TE VET, NUK ME DUKET SE MUND TE BAZOHET TEK TE DREJTAT E NJERIUT.
– Besimi eshte shpirteror ndersa veshja eshte kombetare ,nuk ka veshje Muslimane, budiste,te Krishtere etj. Veshja me mbulese qe perdoret edhe me shami eshte veshje e perdorur ne Lindje edhe perpara se te lindte besimi i Muhametit,keshtu qe nuk ka perse perdoret tek Shqiptaret,nga kjo jane nisur ne 1937 ( Sa pas jemi sot). Prandej ka patur Dekret per udheheqesit fetar se ti mund ta zgjedhesh nje drejtues por nese ai njihet se shkel parimet kryesore te vendit ose dicka tjeter nuk eshte dekretuar dhe duhej zgjedhe nje tjeter ( Per shembull – Kryetari i shtetit nuk i jep Dekret Janullatosit ,atehere duhet te zgjedhim nje tjeteeer.Per dijeni ,tek ana muslimane pas zgjedhjeve Mbreti ka Dekretuar,Kryetarin e Komunitetit Musliman Shqiptar,N/Kryetaret,Sekretarin dhe Shefin e Ekonomise,si dhe 4 Kryetart e Komuniteteve te Shkodres,Tiranes,Beratit,Gjirokastres, …..
Nuk me duket se eshte shprehje e besimit te vet, sepse behet fjale per femra qe nuk kane nje sere te drejtash ne keto vende nga vjen edhe kultura e mbajtjes se perces.
Grate myslymane perdorin nje sere veshjesh qe ne shqip zor se u gjen fjalen perkatese po shkrimi ben fjale per Burken, veshje qe mbulon teresisht edhe fytyren dhe tek pjesa e syve ka nje rrjete si sportel burgu 🙂
Dhe keto veshje ne perendim konsiderohen si “burgu levizes femeror”. Besimi jo domosdoshmerisht duhet te perfshije edhe fshirjen e te drejtave themeltare.