PE miraton me shumicë votash rezolutën për Kosovën

Saimir Lleshi

Parlamenti Evropian ka miratuar me shumicë votash ratifikimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Kosovën.

Pro rezolutës miratuan 486 europarlamentarë, ndërsa kundër votuan 102 të tjerë.

“Ky është moment historik dhe kontrata e parë formale në mes Kosovës dhe BE-së. Ky është hapi i parë në rrugën e gjatë që do t’i sjell fëmijët tonë në gjirin e familjes evropiane.

Luftuam për liri, fituam edhe pavarësinë dhe sot fillon edhe periudha e re evropiane e Republikës së Kosovës. Zoti e bekoftë Kosovën evropiane”, tha ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *