PE miraton rezolutën për Shqipërinë, por korrupsioni mbetet problem

Dita

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka miratuar rezolutën për Shqipërinë, ku thuhet se vendi ynë ka bërë përparim me reformat kyçe, por duhet ende punë.

Rezoluta për Shqipërinë thotë se, nëse vendi ynë dëshiron të nisë negociatat për në Bashkimin Evropian, duhet të intensifikojë përpjekjet për reforma në fushat kyçe, si drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe në administratën publike dhe të drejtat themelore.

Por në raport ka edhe kritika të forta për Shqipërinë lidhur me korrupsionin në arsim, shëndetësi, drejtësi, por edhe për vetëcensurën e gazetarëve, raporton Top Channel.

“Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian mbetet i shqetësuar për zgjerimin e korrupsionit në arsim, shëndetësi, drejtësi dhe disa fusha të tjera. Shqetësim përbën edhe përhapja e vetëcensurës mes gazetarëve, të cilët ka raste që edhe pengohen fizikisht për ndjekjen e ngjarjeve specifike, sulmohen ose kërcënohen për shkak të punës së tyre”, lexohet në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *