Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shultz, thotë se opozita shqiptare duhet të kthehet në Kuvend.
Sipas tij, roli i një parlamentari është brenda në parlament, dhe jo jashtë tij.
Deklarata e Shultz është bërë gjatë një konference për shtyp që ai ka mbajtur në Bruksel, bashkë me kryeministrin Edi Rama.
“E kemi diskutuar edhe më parë kur z.Rama ishte në opozitë dhe nuk shkonte në parlament, por parlamentarët duhet të shkojnë në parlament, detyra e tyre nuk është që të qëndrojnë jashtë.
Vendi i parlamentarit është brenda dhe jo jashtë. E kam nxitur z.Rama kur ishte në opozitë të hynte në parlament dhe të gjithë parlamentarët duhet të hyjnë në parlament”, ka thënë ai.
Kryeministri Rama nga ana e tij ka thënë se “nuk kemi hyrë në detaje, por diskutimi ynë u fokusua që në të ardhmen të kalojmë në nivele të ndryshme të bashkëpunimit.
E kemi ftuar opozitën dhe kemi përmbushur kërkesat e saj për t’u kthyer në parlament.
Do të ulemi me të për të gjetur zgjidhjet më të mira. Pa u bërë e njëjta parti, sigurisht, këtë nuk mund ta marrim si opsion”.
Nga ana e tij Kryeministri Rama deklaroi se opozita është ftuar të kthehet në Kuvend dhe janë përmbushur kërkesat e saj.
Lidhur me vizitën e Schultz në Shqipëri, Rama u shpreh se Kryetari i Kuvendit shqiptar e ka dërguar ftesën me kohë dhe shprehu bindjen se Shqipëria do të ecë dhe do të tregojë një shembull në të gjithë drejtimet që dëshirohen të dëgjohen, si për shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit, modernizimin etj.
Kreu i qeverisë, u shpreh se “Modernizimi është një mënyrë tipike për të ecur përpara dhe për të përfunduar do të theksoja se duam të intensifikojmë marrëdhënet me PE edhe në fushën e ekspertizës së deputetëve për qëllime të ndryshme. Do të vazhdojmë të kërkojmë ndihmë dhe të përmirësojmë jetën parlamentare”.
Ky Schulzi eshte socjalist. Muhabete pa buke. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Vetem populli mund ta nxjerre Shqiperine nga keneta ku e futi Sala. Keto takimet me te huajte jane vetem bla bla bla.
Bojkoti,PD po ben po te njejten gje qe bente PS dikur.
Shkarkimi pa shkak i mijera punonjesve publike per tu zevendesuar me militante te rinj partiak
eshte skandal i poltikes shqiptare qe edhe “rilindja” nuk i shpetoi dot.
PS te pergjigjet per heqjen nga puna edhe atyre qe ishin pa parti.Ne asnje vend te Botes nuk shkarkohen punonjesit publik sa here ndryshojn qeverite.
Shqiperia nuk e meriton hyrjen ne Europe sepse eshte me keq se ne Afrike.
Jo ore jo, më mirë opozita të mos futet në parlament dhe ti digjen mandatet. Ç’e duam një opozitë që përveç rrënimit 8 vjeçar në pushtet, vazhdon të pengojë reformat e domosdoshme dhe korigjimet e difekteve që na lanë pas. Do zoti dhe nuk futen.
Po ai PPE cfare tha apo ne vend te tije foli Taulant Balla dhe ceshte e verteta Balla nuk genjen kur nuk flet.Rama ka henger dru nga Shultz dhe nga ai PPE