Komisioni i jashtëm i Parlamentit Evropian rekomandon që Shqipërisë t’i jepet pa vonesa të mëtejshme statusi i vendit kandidat në BE. Deputetët në këtë komision miratuan me 61 vota pro, 1 kundër dhe dy abstenime rezolutën me këtë rekomandim.
Deputetët e komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian u shprehen se zgjedhjet parlamentare të 2013-ës do të jenë një test i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri. Në rezolutën për Shqipërinë, ata i bëjnë thirrje partive politike që të mbajnë një fushatë të mirë dhe të punojnë së bashku për të përmirësuar klimën politike në vend. Ata kërkojnë nga politika shqiptare që të finalizojë një process zgjedhjesh të lira e të drejta. Rezoluta po ashtu u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të zbatojnë me korrektësi legjislacionin për zgjedhjet.
Një rëndësi të vecantë,në këtë rezolutë, i kushtojnë edhe lirise së mediave, ku theksohet se duhet të jetë i standardeve ndërkombëtare dhe zbatimi i plotë legjislacionit. Deputetët e komisionit të jashtëm të PE, shprehën rezervat e tyre mbi progresin e ngadaltë që ka bërë Shqipëria në drejtim të reformës në gjyqësor duke theksuar rëndësinë e një sistemi gjyqësor transparent, të pavarur dhe të pakorruptuar.
Megjithë progresin në mbrojtjen e minoriteteve eurodeputetët theksuan nevojnë e vazhdimin e përpjekjeve në këtë drejtim. Ata shprehën rezerva lidhur me nivelet e trafikimit të qenieve njerëzore, dhe i bënë thirrje qeverisë shqiptare ta luftojnë këtë fenomen. Në përfundim, rezoluta shpreh shqetësimin e thellë për papunësinë e lartë në vend dhe numrin e shqiptarëve që jetojnë në kushte varfërie të skajshme.