Pedagogu: Ariela, studente e shkëlqyer, jemi të shokuar

Leda Hysa

Në lidhje me vrasjen e sotme përballë fakultetit të Mjekësisë, ku u qëllua për vdekje Ariela Murati, pedagogu i Drejtësisë, Erlis Hereni, ka folur për Report Tv, ku shprehet se “Realiteti në Shqipëri është ende barbar dhe i jep të drejtën çdokujt që të zbras një karikator me fishek ndaj dikujt tjetër”.

“Ariela ishte një studente e shkëlqyer dhe me perspektivë për të ardhmen dhe pak kohë më parë kishte bërë një status në facebook ku shkruante se “Armët nuk i vrasin njerëzit, njerëzit i vrasin njerëzit”, duket sikur e parandjeu vdekjen e saj”, shprehet Hereni.

“Jemi të gjithë të shokuar në fakultet, shpresonin që të ishte një duplikatë emrash dhe jo studentja jonë”, përfundon pedagogu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *