A do te ishte sot mes shokeve te klases Juliani i vogel po te funksiononte shteti?? Nje femijë 11 vjeçar eshte bere viktimë e nje maniaku seksual. Mësojmë se ky qelbësirë i bente per vete femijet neper pika-internetesh duke i derguar per te blere cigare dhe duke ju lene kusurin e parave qe ta mbajne per vete. A ka ne Shqiperi ligj qe i denon shitesat qe u shesin femijve nen moshem 18 vjeç cigare dhe alkol??A ka ligj qe ndalon hyrjen e femijve nen moshen 18 vjeç neper salla bixhozi dhe internet-kafesh?? Po qe se ka ligje te tilla, sa zbatohen dhe sa kontrrollohen nga policia??A kane mundesi femijet sot te kalojne kohen e lire prane qendrave sportive dhe edukuese jashtë-shkollore??? Nje trup i njome femije u perdhunua dhe hodh ne plehra!! Qindra shpirtra femijesh plagosen dhe dhunohen cdo dite nga njerez-mizorë, dhe ne te gjithe jemi nga pak fajtorë, sepse ne nuk shikojme me larg se hunda jone. Rruget e Tiranes jane mbushur plot me sy te perlotur qe kerkojne ndihme, me sy lypsaresh, por shoqeria eshte indiferente.Po te ishin treguar me te preokupuar komshinjte, do te kuptonin se nje i rritur qe sjell ne shtepi djem te mitur eshte nje person i rrezikshem. Juliani mund te ishte femija im ose i juaji, femijet genjehen kollaj dhe detyra e nje shteti e nje shoqerie eshte qe te izoloje dhe bllokoje personat e rritur me rrezikshmeri sociale.
Po cfare shteti kemi ne?? Hapeni dritaren o njerez te mire, se keshtu mund te degjoni britmat e atyre viktima qe dhunohen cdo dite pertej mureve te shtepive tuaja. Mund te degjoni klithmen e Ajisheve dhe Juljanve te tjere. Pyetja qe duhet ti bejmë vetes cdo minute eshte se ne çfare shoqerie duam te jetojme?? Ne nje shoqeri ku nje nene qe kerkon drejtesi per djalin e saj te vrare, Edison Durden,6 vjeçarin qe doli te luante me biçiklete ne oborin e shtepise se tij ne Gerdec,i mbyllen dyert e gjykates?? Apo ne nje shoqeri ku vetem niperit dhe mbesat e kryeminsitrit, te siguruar me helmeta ne koke dhe te mbrojtur nga bodiguardet argetohen fundjaven ne fushen e patinazhit mbi akull??
Shqiperia nuk ka shtet dhe per kete jemi te gjithe fajtor sepse jemi strukur mbrapa dyerve dhe dritareve te mbyllura dhe i lutemi perendise te na shpetoje nga ai qe e kemi vendosur vete ne krye te shtetit. Të votojnë dhe 16 vjeçaret,…hodhi idene Pedofili i mendjeve duke dashur te perdhunojë edhe shpirtrat e njomë me politiken e tij të ndyrë. Dhe ne perseri heshtim dhe vazhdojme te degjojme barcoletat e tij genjeshtra, me dy hajdutat e shalqinave… në Tropojë!!
* DITA ka zgjedhur sot për titull kryesor të gazetës – titullin e kësaj letre që e shkëputëm nga qindra letra dhe emaile që na kanë ardhur dje nga lexuesit tanë.
Brilant.
Po sot cfar te komentosh me perpara se mos eshte vetem kjo e keqe
Un po mendonja nje dit se ku shkuan ato maredhenie shoqerore qe kishim ajo sjellje,edukat ndihma qe u jepnim te tjereve pa asnje interes te gjitha i perpiu ekonomia e lir tregu ilir shtypi ilir liria e fjales.Tani nuk kemi me vellezer motra kusherinj farefis shoqeri,praktikisht asgje.
Ne qe kemi jetuar te dy sestemet ekonomiko shoqeroro politik nga nje her mendojme se ishte me mir mishi me tollon dhe me miq e shok se sa sot me cdo lloj mishi [qe shpesh po del qe nuk i dihet a eshte mish apo cfar] dhe te gjitha ushqimet e tjera.
Jam i bindur se nuk gjen shqiptar qe te ket vellezer e mota kusherinj etj per aresye se te gjith jane bere si te babezitur per prona shume jane grindur edhe per disa centimetra.
Pastaj keto ngjarjet e tjera qe degjojme per dit pedofilia,prostitucioni mafia krimi i organizuar korrupsioni gjakmarrja etj,te cilat po na gerryejne dita dites po na shkaterrojne moralin identitetin personalitetin dhe me e keqja nga ana psikollogjike,me thuaj ke te komentoj me par.Une nga ana ime nuk e di jam ulur dhe po pres…………