Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Pedofili në Rrashbull, prokuroria kërkon ekstradimin e shtetasit amerikan
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Pedofili në Rrashbull, prokuroria kërkon ekstradimin e shtetasit amerikan
Lajmi i fundit

Pedofili në Rrashbull, prokuroria kërkon ekstradimin e shtetasit amerikan

editor
Published November 8, 2012
Share
SHARE

Prokuroria e Durresit ka kërkuar një javë më parë ekstradimin e shtetasit amerikan Carl Stephan Kaminski, i cili akuzohet për abuzim seksual me tre djem të mitur  nga fshati Rrashbull.

70 vjeçari kishte mbërritur në Durrës si turist dhe i kishte vënë vetes emrin  David Goldeinshtein dhe mbante pasaportë belge të falsifikuar. Sipas hetuesve të çështjes, Kaminski është arrestuar në Gjermani për falsifikim dokumentesh pasi është larguar nga Shqipëria dhe pas kryerjes së dënimit në këtë vend  u është dorëzuar autoriteteve amerikane, të cilët pedofilin e kishin shpallur në kërim ndërkombëtar.

“Në muajin gusht të këtij viti, së bashku me letër-porositë, prokurorisë i është dërguar edhe një CD me mijëra foto me fëmijë, që Kaminskit i janë gjetur në banesë he në kompjurterin e tij personal nga autoritetet amerikane. Në fotot që i janë sekuestruar pedofilit konstatohen vepra të turpshme seksuale me fëmijë të vegjël, kryesisht djem të moshës 5 deri në 12 vjeç. CD-ja është verifikuar nga autoritetet shqiptare  dhe midis fotove  janë edhe ato të tre djemve të vegjël të moshës 8 deri në 12 vjeç, të cil;at I përkasin kohës së qëndrimit të tij në Rrashbull. Bëhet fjalë për periudhën 2003-2004”-pohon në prokurori çështjes Vladimir Mara.

Sipas tij dyshohet se Kaminski ka kryer abuzime edhe me fëmijë të tjerë, por për tri raste ka prova të pakundërshtueshme nga familjet dhe dëshmitë e prindërve, por edhe të fëmijëve të abuzuar në atë kohë.

“Provë e pakundërshtueshme është e njërit prej viktimave, i cili është në moshë madhore tashmë, i paralizuar dhe traumë të fortë  fizike dhe psikologjike. Kjo për shkak të abuzimit seksual nga 70 vjeçari. Djali i mitur në atë kohë ka pësuar traumë dhe ka përfunduar në skizofreni. Por janë edhe dëshmitë e dy djemve të tjerë, kushërinj të parë me djalin, të cilët kanë dëshmuar për abuzimet që ka kryer 70 vjeçari.Prokuroria ka marrë në pyetje  familjarët e tre djemve, të cilët sot janë në moshë madhore, por edhe vetë ata, Familjarët e viktimave kanë deklaruar se në atë kohë Kaminski u mësonte tre djemve kushërinj anglisht dhe kompjuter.Por një vit pas qëndrimit të shtetasit amerikan në njërën prej dy familjeve, njëri prej fëmijëve kishte shfaqur probleme të rënda fizike dhe mendore, probleme të cilat I vuan edhe pas 8 vitesh”- pohon Mara.

Sipas prokurorit është kërkuar urdhër-arresti ndërkombëtar dhe  në shkurt të 2013-tës pritet që Kaminski të ekstardohet në Shqipëri, pas përfundimit të burgut në SHBA.

editor November 8, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?